Qeveria e Jemenit: Regjimi Al-Saud do të pësojë disfatë
Një anëtar i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit paralajmëroi regjimin Al-Saud se nëse beteja aktuale do të intensifikohet edhe më shumë, forcat jemenase me kapacitetet që kanë në dispozicion, do t'i bëjë të qajnë sauditët.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Jusef Al-Fejshi të martën në reagim të shkeljeve të vazhdueshme të armëpushimit dy mujor të shpallur nga OKB-ja nga ana e koalicionit agresor të Arabisë Saudite, deklaroi se sauditët deri në zhvillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta mes tyre dhe Jemenit në lidhje me provincat Naxhran, Xhizan, Asir dhe ndoshta Khamis Mushit dhe zona të tjera në thellësi të territorit të Arabisë Saudite, nuk dëshirojnë të heqin dorë nga agresioni dhe krimet e tyre.
Al-Fejshi paralajmëroi regjimin Al-Saud se nëse luftimet përshkallëzohen në shkallë të gjera, ndoshta ju mund të shihni një operacion në Riad.
Qeveria Kombëtare për Shpëtimin e Jemenit njoftoi të enjten e kaluar, duke cituar Kombet e Bashkuara, se kishte rënë dakord të rifillonte fluturimet nga aeroporti Sanaa, duke njoftuar se fluturimi i parë nga aeroporti Sanaa do të bëhej më 24 prill në orën 8 të mëngjesit në drejtim të aeroportit të "Mbretëreshës" në Jordani.
Por në ditën e fluturimit, Sanaa njoftoi se koalicioni agresor saudit si zakonisht, kishte sabotuar armëpushimin dhe nuk kishte lejuar kryerjen e këtij fluturimi.