Jemeni: Armëpushimi ishte një provë për koalicionin agresor saudit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i127214-jemeni_armëpushimi_ishte_një_provë_për_koalicionin_agresor_saudit
Një anëtar i ekipit kombëtar negociator të Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit deklaroi se armëpushimi në Jemen ishte një provë për të sqaruar qëllimet e koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe theksoi se Kombet e Bashkuara nuk mund të monitorojnë asnjë marrëveshje politike.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 15, 2022 12:20 Europe/Tirane
  • Jemeni: Armëpushimi ishte një provë për koalicionin agresor saudit

Një anëtar i ekipit kombëtar negociator të Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit deklaroi se armëpushimi në Jemen ishte një provë për të sqaruar qëllimet e koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe theksoi se Kombet e Bashkuara nuk mund të monitorojnë asnjë marrëveshje politike.

Abdulmalek Al-Axhri, anëtar i delegacionit kombëtar negociator të Qeverisë për Shpëtimin Kombëtar të Jemenit, në një intervistë për kanalin televiziv Al Masira, deklaroi: “Koalicioni agresor i Arabisë Saudite bllokoi që në fillim rihapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Sanasë me pretekste të ndryshme dhe është e qartë se shtetet agresore duan të ndalojnë çdo gjë që është në interes të popullit jemenas".

Ky zyrtar jemenas sqaroi se institucionet e lidhura me mercenarët agresorë janë formuar nga fuqi të huaja. "Ne u përpoqëm të veprojmë në mënyrë të përmbajtur për ta bërë të qartë për të gjithë çështjen e shteteve agresore, por pengesat vazhdojnë të mbesin. Kombet e Bashkuara duhet të kompensojnë fluturimet e humbura sa më shpejt të jetë e mundur për të ruajtur armëpushimin",- shtoi ai.

Al-Axhri tha se Kombet e Bashkuara dhe shtetet agresore janë përgjegjëse për pengimin e armëpushimit. Koalicioni agresor i Arabisë Saudite dëshiron të ndalojë veprimet ushtarake vetëm në mënyrë që vendet e tyre të mos bombardohen dhe më pas ta mbajnë Jemenin nën realitetin e krizës në mënyrë që situata të shpërthejë nga brenda.

Al-Ajxhi shtoi: "Ne ramë dakord për një armëpushim për të lehtësuar vuajtjet dhe dhimbjet e popullit jemenas, por veprimet e palës tjetër konfirmojnë korrektësinë e qëndrimit tonë për heqjen e bllokadës. Mercenarët e armikut nuk kanë fuqinë për të vendosur për bllokadën përderisa shtetet agresore janë përgjegjëse për marrjen e vendimeve të tyre, edhe nëse mercenarët e tyre janë në vijën e parë".