Shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare në Liban
Ministri i Brendshëm libanez në një konferencë për shtyp shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare libaneze.
Zgjedhjet parlamentare të Libanit u mbajtën në të gjithë vendin të dielën, gjatë të cilave 718 persona konkurruan në 103 lista në 15 zona zgjedhore për të fituar 128 vende parlamentare. Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të Libanit ishte më shumë se 41 për qind. Raundi i parë dhe i dytë i zgjedhjeve libaneze jashtë shtetit u mbajt javën e kaluar në 58 vende me një pjesëmarrje prej 60 për qind. Ministri i Brendshëm libanez, Bassam Rumi njoftoi rezultatet përfundimtare në një konferencë për shtyp të martën. Sipas raportit, Lëvizja e Lirë Kombëtare fitoi 18 vende në parlamentin libanez. Partia e Forcave Libaneze fitoi 20 vende. Listat e shoqërisë civile fituan 12 vende, ndërsa Hezbollahu dhe lëvizja Amal fituan 31 vende në parlament. Partia Socialiste Progresive Libaneze fitoi nëntë vende dhe grupet e 8 marsit arritën të fitonin 20 vende në parlament. Kandidatët reformistë fituan të paktën 13 vende në parlament.