Abdul Selam: Agresorët nuk respektuan armëpushimin në Jemen
Shefi i delegacionit negociator të Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit deklaroi se agresorët nuk i respektuan kushtet e armëpushimit në Jemen.
Kanali televiziv Al-Masira njoftoi se Muhamed Abdul Salam, shefi i delegacionit negociator të Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit, theksoi të enjten se kushtet e armëpushimit për dy fluturime në javë nga aeroporti i Sanaa theksojnë dy destinacione specifike, përkatësisht Omanin dhe Kajron, por shtetet agresore nuk iu përmbajtën këtyre kushteve.
Abdul Salam tha se koalicioni agresor i Arabisë Saudite duhet të lëshojë lejet e planifikuara të fluturimit dhe ta shfrytëzojë kohën e mbetur për të kompensuar kohën e humbur.
Këshilli i Lartë Politik i Jemenit gjithashtu në një takim të mërkurën të kryesuar nga kryetari i tij, Mehdi al-Mashat, deklaroi se një vendim për zgjatjen e armëpushimit, kërkon shqyrtim dhe vlerësim të mëtejshëm të nivelit të zbatimit të këtij armëpushimi nga koalicioni agresor i Arabisë Saudite.
Këshilli i Lartë Politik i Jemenit shprehu pakënaqësi edhe për krijimin e problemeve dhe pengesave në rrugën e ankerimit të anijeve që transportojnë derivate të naftës në portin e Al-Hudaidah dhe vonesat në fluturimet nga aeroporti Sanaa, duke theksuar se mungesat vënë në pikëpyetje kredibilitetin e të dërguarit të OKB-së.
Ka pasur disa lëvizje për t'i dhënë fund luftës në Jemen, por çdo herë janë bllokuar me sabotimin e Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj.