Ushtria e Sirisë sulmon pozicionet e terroristëve
Forcat ushtarake të Sirisë kanë sulmuar pozicionet e forcave të grupit terrorist Al-Nusra në zonën e “uljes së tensionit” në veriperëndim të këtij vendi.
Në përgjigje të dy sulmeve të grupit terrorist Al-Nusra (Tahrir al-Sham) në Idlib dhe tre sulmeve të këtij grupi terrorist në Latakia në zonën e uljes së tensioneve në Siri, ushtria siriane ka sulmuar dhe shkatërruar pozicionet e terroristëve në fushën al-Ghab, në veriperëndim dhe në jug të provincës Idlib.
Njësitë e ushtrisë siriane në në provincën Hama kanë sulmuar me artileri të rëndë pozicionet e terroristëve të grupit Al-Nusra dhe grupet aleate të tyre rreth fshatit Al-Haluba dhe në rajonin Al-Meshari'e në pjesën veriperëndimore të Al-Ghab dhe në të njëjtën kohë, njësitë ushtarake të Sirisë në pjesën jugore të provincës Idlib kanë goditur gjithashtu pikat e përqendrimit të terroristëve në zonat Sufohan, Al-Fatirah, Binin dhe Al-Barah në rajonin Xhabal al-Zawiya në jugor të Idlibit.