Sulm ajror i forcave irakiane kundër pozicioneve të ISIS
Një burim irakian njoftoi për sulmin ajror të avionëve luftarakë irakianë ndaj pozicioneve të pjesëtarëve të grupit terrorist ISIS në vargmalin Hamrein.
Jahja Rasul njoftoi se pozicionet e grupit terrorist ISIS u shënjestruan dhe vendstrehimet e këtij grupi terrorist u shkatërruan në vargmalet Hamrein të rajonit Dijala në veriperëndim të Irakut. Zëdhënësi i Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Irakut shtoi se ky sulm është kryer me qëllim të mbështetjes për forcat e sigurisë dhe anti-terroriste të Irakut. Forcat irakiane të sigurisë vazhdojnë gjithmonë të kërkojnë, spastrojnë dhe të ndjekin mbetjet e këtij grupi terrorist në të gjithë vendin për të siguruar që ISIS dhe elementët e tij të arratisur të mos rishfaqen.