Nasrullah: Bekimi i rezistencës duhet të mbrohet me forcë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i132670-nasrullah_bekimi_i_rezistencës_duhet_të_mbrohet_me_forcë
Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut në Liban tha: Ne duhet ta ruajmë me forcë bekimin e rezistencës dhe të mos ndikojmë nga fjalët e atyre që nuk kanë alternativë ndaj rezistencës, sepse fjalët e tyre janë mirazhe dhe iluzione.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 01, 2022 16:51 Europe/Tirane
  • Nasrullah: Bekimi i rezistencës duhet të mbrohet me forcë

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut në Liban tha: Ne duhet ta ruajmë me forcë bekimin e rezistencës dhe të mos ndikojmë nga fjalët e atyre që nuk kanë alternativë ndaj rezistencës, sepse fjalët e tyre janë mirazhe dhe iluzione.

Sejed Hassan Nasrullah në ceremoninë përkujtimore të Allame Sejed Muhamed Ali Al-Amin në Libanin e Jugut, tha se libanezët e kanë fituar dinjitetin e tyre libanez dhe Këshilli i Sigurimit apo Kombet e Bashkuara apo ndonjë palë tjetër nuk ua ka dhënë këtë nder. Sejed Hassan Nasrullah ka thënë: Një zyrtar amerikan deklaroi hapur se qëllimi i luftës dhe agresionit kundër Sirisë dhe rajonit është vjedhja e naftës dhe e burimeve të saj. Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, duke iu referuar marrjes së tekstit të propozimit me shkrim të ndërmjetësit amerikan në lidhje me demarkacionin e kufijve detarë, autoriteteve libaneze u tha: Jemi përballë ditëve kritike për përcaktimin e kufijve dhe së shpejti do të përcaktohet qëndrimi i zyrtarëve të vendit lidhur me këtë propozim. Sejed Hassan Nasrallah ka thënë: Nëse rasti i tërheqjes së kufijve arrin përfundimin e dëshiruar, ky është rezultat i unitetit, bashkëpunimit dhe solidaritetit kombëtar. Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut në Liban shtoi: Nëse ky rast përfundon me rezultate pozitive, do të hapen horizonte të ndritshme për kombin libanez. Sejed Hassan Nasrullah për seancën parlamentare për zgjedhjen e presidentit ka thënë: Seanca e fundit e parlamentit për zgjedhjen e presidentit tregoi se asnjë grup në parlament nuk ka shumicë dhe kjo seancë dëshmoi se ata që duan të zgjedhin presidentin duhet të përdorin logjikën e konsultimit dhe konsensusit në vend të logjikës së luftimit. Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit deklaroi se ISIS u krijua nga Shtetet e Bashkuara dhe agjencitë amerikane të spiunazhit dhe inteligjencës të cilët vazhdojnë ta mbrojnë dhe mbështesin atë dhe të lehtësojnë bashkimin e më shumë forcave.