Habtur: Iniciativa e krizës së Jemenit është në duart e Sana'as
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i133502-habtur_iniciativa_e_krizës_së_jemenit_është_në_duart_e_sana'as
Kryeministri i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit theksoi se Sana'a është i vetmi autoritet që merr iniciativën për të zgjidhur krizën në Jemen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 17, 2022 13:32 Europe/Tirane
  • Habtur: Iniciativa e krizës së Jemenit është në duart e Sana'as

Kryeministri i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit theksoi se Sana'a është i vetmi autoritet që merr iniciativën për të zgjidhur krizën në Jemen.

Kanali televiziv Al-Majadeen të shtunën njoftoi se Abd al-Aziz bin Habtur, kryeministri i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit, deklaroi: "Nisma për zgjidhjen e krizës në Jemen në vend të kryeqyteteve të shteteve agresore të koalicionit saudit, do të fillojë nga Sana'a".
Bin Habtur shtoi: "Revolucioni i 21 shtatorit 2014 i udhëhequr nga Sejed Abdul Malik Badr al-Din al-Houthi shtoi motivimin dhe dinamikën e revolucioneve të tjera jemenase dhe ringjalli besueshmërinë e martirëve jemenas".
Kryeministri i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit deklaroi se: "Revolucioni i 14 tetorit 1963 kundër kolonializmit britanik u bë baza kryesore për unitetin e Jemenit".
Armëpushimi në Jemen, i cili është shkelur në mënyrë të përsëritur nga koalicioni agresor saudit, është zgjatur një herë përpara pas konsultimeve në OKB. Zgjatja 2-mujore e këtij armëpushimi përfundoi më 2 gusht, i cili u zgjat sërish dhe përfundoi më 10 tetor.