Vërshime, përmbytje dhe krizë në Arabinë Saudite
(last modified Thu, 24 Nov 2022 14:35:44 GMT )
Nëntor 24, 2022 15:35 Europe/Tirane
  • Vërshime, përmbytje dhe krizë në Arabinë Saudite

Reshjet e mëdha të shiut dhe vërshimet e krijuara në Arabinë Saudite kanë shkaktuar shkatërrimin e infrastrukturave dhe krijimin e shumë problemeve për jetën e përditshme të qytetarëve.

Burimet saudite të informimit kanë raportuar për reshje të mëdha të shiut në Arabinë Saudite. Sipas këtij burimi, pesë pasagjerët e një makine që kishin ngelur në makinën e tyre të përfshirë nga vërshimet, kanë arritur të shpëtohen.

Qyteti bregdetar Xhide i Arabisë Saudite gjithashtu është përballur me reshje të mëdha të shiut dhe stuhi të fuqishme që janë bërë shkak për ndërprerjen e fluturimeve dhe mbylljen e shkollave në këtë qytet.

Ndërkohë policia e komunikacionit në qytetin Xhide për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, ka mbyllur 5 tunele në këtë qytet dhe ka dhënë alarmin për një mot shumë të keq dhe për shkak të ngritjes së nivelit të ujit si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, një rrugë në këtë qytet është zhytur tërësisht në ujë dhe është ndalur qarkullimi i makinave.

Autoritetet e Arabisë Saudite kanë njoftuar për mbylljen e rrugës nga Meka në Xhide në kuadër të masave parandaluese dhe sipas autoriteteve, në Xhide ka ra mbi 60 milimetra shi.

Tags