Hezbollah: Benjamin Netanjahu duhet t'i frikësohet rezistencës, jo anasjelltas
Zëvendëskryetari i Këshillit Ekzekutiv të Hezbollahut të Libanit, Sheik Nabil Kauk, ka konfirmuar se rezistenca e Libanit është pengesa më e madhe për projektet e normalizimit me regjimin izraelit, duke theksuar se është Benjamin Netanjahu kryeministri i Izraelit ai që duhet t'i frikësohet rezistencës, jo anasjelltas.
Ai tha se deklarata e regjimit izraelit se nuk është gati të përballet me Hezbollahun në Liban është "një arritje për rezistencën". Megjithatë, ai vuri në dukje se, "paaftësia e armikut për t'u përballur me Hezbollahun i ka shtyrë armiqtë e Libanit të vënë bast për krijimin e kaosit brenda Libanit". Duke komentuar mbi status quo-në në Liban dhe nevojën për një president të fortë që mund të përballet me pengesat me të cilat përballet vendi, ai shpjegoi: “Vendi është në një gjendje kaosi dhe ajo që kërkohet është të zgjidhet një president, prioriteti i të cilit është shpëtimi i vendit nga më e keqja dhe nga kolapsi total.” Në përgjigje të pranisë së theksuar të çështjes palestineze në Botërorin e Katarit dhe mospranimit të sionistëve nga përfaqësuesit e komuniteteve myslimane, zëvendëskryetari i Këshillit Ekzekutiv të Hezbollahut të Libanit theksoi; Ky fakt tregon refuzimin strukturor dhe themelor të ekzistencës së regjimit sionist nga popujt muslimanë. Në Kupën e Botës në Katar ka pasur një mbështetje të gjerë për çështjen palestineze dhe spektatorët arabë, përveç që mbajnë flamurin palestinez dhe brohoritin parulla në mbështetje të popullit të shtypur palestinez, nuk janë të gatshëm të intervistohen nga mediat sioniste.