Siria: Dëbimi i pushtimit amerikan nuk është larg për t'u arritur
Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë duke vë në dukjet arritjet e rezistencës popullore kundër pushtuesve të huaj, theksoi: "Dëbimi i këtyre pushtuesve, sidomos i pushtuesve amerikanë, nuk është larg arritjes".
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme e Sirisë në një mesazh në Twitter ka shkruar: "Me afrimin e fundit të vitit 2022, kombi sirian në verilindje të vendit po hap faqe të reja të luftës kundër forcave pushtuese amerikane dhe marionetave dhe mercenarëve të tyre".
Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë vuri në dukje gjithashtu se rezistenca popullore ndaj forcave pushtuese dhe kundërshtimi i vazhdueshëm ndaj pranisë së tyre është garancia e lirisë së Sirisë dhe rivendosja e të drejtave legjitime dhe e nesërmja e lirisë nuk është e largët.
Që nga data 21 e këtij muaji, disa fshatra në periferitë perëndimore të provincës Deirul-Zur të Sirisë kanë qenë përsëri arenë të protestave të vazhdueshme kundër grupit militant të njohur si "Forcat Demokratike Siriane" (SDF) të lidhura me Amerikën, ku kanë dënuar veprimet dhe krimet e tyre kundër banorëve sirianë. Qytetarët sirianë gjatë këtyre protestave kërkojnë tërheqjen e këtyre militantëve dhe forcave pushtuese amerikane nga zonat e tyre.
Dje, të martën, edhe një herë forcat e një qendre postblloku të ushtrisë siriane penguan kalimin e një autokolone me automjete ushtarake të forcave amerikane në fshatin Tal Al-Dhahab në periferinë jugore të qytetit të Al-Kamishli, në verilindje të Sirisë dhe i dëbuan ata nga zona.