Al-Ameri: Dëshmorët Soleimani dhe Al-Muhandis iu përkushtuan Islamit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i137308-al_ameri_dëshmorët_soleimani_dhe_al_muhandis_iu_përkushtuan_islamit
Kreu i koalicionit Fatah të Irakut tha: Komandantët e rezistencës, dëshmorët gjeneral-lejtnant Kasem Soleimani dhe Abu Mahdi Al-Muhandis, ia kushtuan jetën e tyre Islamit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 30, 2022 16:17 Europe/Tirane
  • Al-Ameri: Dëshmorët Soleimani dhe Al-Muhandis iu përkushtuan Islamit

Kreu i koalicionit Fatah të Irakut tha: Komandantët e rezistencës, dëshmorët gjeneral-lejtnant Kasem Soleimani dhe Abu Mahdi Al-Muhandis, ia kushtuan jetën e tyre Islamit.

Sipas agjencisë së lajmeve al-Ahed, Hadi Al-Ameri, kreu i Koalicionit Fatah të Irakut, të premten, në ceremoninë e përkujtimit të tre vjetorit të martirizimit të komandantëve të Rezistencës, martirëve Soleimani dhe Al-Muhandis, deklaroi se fetvaja e Ajatollah Sistanit mbi Xhihadin kundër ISIS-it ishte në gjendje të integronte kapacitetet për të luftuar kundër ISIS-it dhe luajti një rol të pazëvendësueshëm në këtë luftë. Më tej ai tha: Dëshmorët gjeneral-lejtënant Kasem Soleimani dhe Abu Mehdi Al-Muhandis iu përkushtuan gjithë jetën e tyre Islamit. Al-Ameri shtoi: Ne kemi një betejë tjetër përpara nesh, e cila nuk është më pak e rëndësishme se faza e mëparshme dhe është një luftë e butë dhe ne duhet të luajmë rolin tonë edhe në këtë betejë. Duke deklaruar se lufta kundër plagës së drogës nuk është më pak e rëndësishme se lufta kundër ISIS-it, kreu i koalicionit Fatah shtoi: Rritja e çmimit të dollarit është pjesë e një plani për të dominuar ekonominë irakiane. Ekonomistët irakianë besojnë se rritja e çmimit të dollarit në këtë vend është shkaktuar nga një plan amerikan për të goditur popullin dhe ekonominë irakiane.