Nasrallah: "Amerikanët e vranë gjeneralin Soleimani për të shpëtuar Izraelin"
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i137570-nasrallah_amerikanët_e_vranë_gjeneralin_soleimani_për_të_shpëtuar_izraelin
Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës libaneze Hezbollah, Sejed Hasan Nasrallah, duke iu referuar tipareve të personalitetit të gjeneral Soleimanit, e quajti atë "ushtar i vilajetit", "një titull që gjenerali martir gjithashtu e preferonte".
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 04, 2023 19:49 Europe/Tirane
  • Nasrallah:

Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës libaneze Hezbollah, Sejed Hasan Nasrallah, duke iu referuar tipareve të personalitetit të gjeneral Soleimanit, e quajti atë "ushtar i vilajetit", "një titull që gjenerali martir gjithashtu e preferonte".

Gjatë një fjalimi të martën (3 janar) me rastin e përvjetorit të tretë të martirizimit të gjeneralit Kasem Soleimani, ish-komandantit të përgjithshëm të Forcës Kuds të IRGC-së dhe Abu Mahdi al-Mohandes, ish-zëvendëskryetar i Hashd al-Shaabit të Irakut , Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut libanez, Sejed Hasan Nasrallah tha se gjeneral-lejtnant Kasem Soleimani asnjëherë nuk ishte i tërhequr nga jeta mondane dhe sillej si një ushtar i vilajetit. Nasrallah theksoi: “Ai mundi të shoqëronte grupet kryesore të Rezistencës falë shpirtit të tij, shkathtësisë, pranisë së tij të vazhdueshme dhe sinqeritetit të tij, ai i mbështeti ata materialisht dhe intelektualisht dhe u dha shpresë përmes takimeve dhe pranisë së drejtpërdrejtë në vijën e parë të frontit. Gjatë dy dekadave të fundit, gjenerali Kasem Soleimani ka kundërshtuar dy modele të planit të SHBA-së për Lindjen e Mesme. Ky ishte një plan hegjemonist dhe Izraeli ishte në qendër të këtij projekti. Ky model i parë ishte në fakt një plan për Lindjen e Mesme të Re i projektuar për Libanin dhe Palestinën, një plan kundër të cilit luftuan martiri Soleimani dhe komandantë të tjerë martirë të Rezistencës. Ai ia doli të frenonte dominimin dhe hegjemoninë e Shteteve të Bashkuara, të cilat donin të merrnin gjithçka në rajon”. Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut tha se amerikanët kanë planifikuar tre skenarë për ta kthyer përmbys Lindjen e Mesme. “Versioni i parë i projektit amerikan filloi në vitin 2001 pas marrjes së pushtetit nga Georges W. Bush; në atë kohë Afganistani nuk ishte pjesë e këtij plani, "kujtoi ai. Sipas Nasrallah, ishte pas 11 shtatorit 2001 që amerikanët e lejuan veten të hynin në Afganistan dhe Irak, për t'u afruar më shumë me Iranin dhe Sirinë. “Që në vitin 2006, Shtetet e Bashkuara u fokusuan në Rezistencën në Palestinë dhe Liban, me vendosjen e forcave shumëkombëshe në aeroporte, porte dhe kufij”. Sejed Hasan Nasrallah tha: “Këtu gjeneral Kasem Soleimani doli në vijën e parë si komandant. Irani dhe Siria rezistuan dhe qëndruan të palëkundur dhe armiku u mund në Luftën e Korrikut. Nëse sionistët do ta kishin fituar luftën kundër Libanit, e njëjta luftë do të kishte vazhduar në shtrirjen e saj kundër Sirisë; por nuk ndodhi kështu. Gjenerali Soleimani hyri në fushë. Grupet shiite dhe sunite në Irak luftuan së bashku forcat pushtuese, duke demonstruar operacione mbresëlënëse në atë kohë. Ata vendosën një afat kohor për tërheqjen e forcave pushtuese dhe me zvarritjen e pushtuesve në tërheqje, operacionet u intensifikuan derisa armikut iu imponua kjo tërheqje". Sipas mendimit të sekretarit të përgjithshëm të Hezbollahut, dështimi i këtij modeli të parë të komplotit amerikan ishte rezultat i rezistencës në Irak, Iran, Siri, Liban dhe Palestinë, pas së cilës ish-presidenti Donald Trump u detyrua të bënte një udhëtim të fshehtë në Irak, ku Shtetet e Bashkuara kishin shpenzuar shtatë trilion dollarë. Nasrallah më vonë u ndal në "modelin e dytë të planit amerikan", për të thënë se ky plan "Filloi me Obamën dhe ata e kuptuan se luftërat në shkallë të gjerë dështojnë. Amerikanët e kanë kuptuar gjithashtu se rrezikojnë dështimin duke u mbështetur te Izraeil në luftëra. (…) Në versionin e dytë të projektit amerikan, luftërat morën karakter të brendshëm, kështu që njerëzit brenda [vendit të synuar] përçahen dhe grinden. Ky model kërkonte që edhe elementët takfiristë të infiltroheshin dhe të përfshiheshin në luftëra për t'i bërë ato konflikte të plota ndëretnike. » Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut libanez shtoi: “Ishte pikërisht në mes të këtij skenari të dytë të projektit amerikan që Soleimani dhe Al-Mohandes ndërmorën publikisht veprime, sepse duhej të ishin të pranishëm në terren. Modeli i dytë i projektit amerikan kundër Rezistencës dështoi, falë pranisë së dy komandantëve të mëdhenj në rajon. » “Pas këtyre dy dështimeve të mëdha historike, Trump ndërhyri sërish. Trump e kuptoi se duhej të bënte një sulm vendimtar në boshtin e rezistencës, dhe ky ishte vrasja e komandantëve Soleimani dhe Al-Mohandes. Përmes këtij atentati, Shtetet e Bashkuara synuan të shkatërronin Rezistencën, të trembnin irakianët dhe të dobësonin përbërësit e boshtit të rezistencës në Siri, Iran, Liban dhe Palestinë." Sejed Hasan Nasrallah nënvizoi më tej se planet e Shteteve të Bashkuara kishin dhënë rezultatin e kundërt me atë që mund të shihej në vazhdën e funeralit të dëshmorit Soleimani, një "ceremoni madhështore me përmasa historike", e cila ishte bërë burim frymëzimi për iranianët dhe një faktor stabiliteti dhe qëndrueshmërie për të gjithë komandantët iranianë të Rezistencës. Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut është i mendimit se versioni i tretë i planit amerikan ishte të zhvillohej një luftë ekonomike, e cila kërkon më shumë shpjegime: kabineti i ri i sionistëve i drejtuar nga të çmendurit, do të përshpejtojë fundin e këtij regjimi me akumulimin e gabimeve dhe marrëzive të tyre. Sulmi ndaj xhamisë Al-Aksa, vendeve të shenjta të Islamit dhe të krishterëve në Palestinë do ta sjellë situatën e Palestinës dhe të gjithë rajonit në prag të shpërthimit. Ai shtoi: "Ne nuk do të heqim dorë nga mbrojtja e Libanit pavarësisht çdo ndryshimi të mundshëm në rregullat e angazhimit".