Rezistenca palestineze vazhdon sulmet anti-sioniste në Nablus
Luftëtarët e rezistencës palestineze kanë sulmuar forcat ushtarake të regjimit sionist në dy operacione të armatosura në zona të ndryshme të Nablusit.
Sipas faqes së internetit Palestine Al-Yum, batalioni i rezistencës palestineze në Nablus i lidhur me brigadat "Kuds", dega ushtarake e Lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës, njoftoi në një deklaratë të martën se luftëtarët e rezistencës palestineze në një operacion të armatosur kanë sulmuar postin e vëzhgimit të ushtrisë së regjimit sionist në malin Xherzim (qyteti Nablus).
Sipas këtij raporti, edhe batalioni i rezistencës palestineze në Nablus, një nga grupet e rezistencës në Bregun Perëndimor të lumit Jordan, ka lëshuar një deklaratë dhe ka njoftuar se sot luftëtarët e rezistencës palestineze kanë sulmuar patrullën e ushtrisë izraelite në sheshin "Etisalat" në Nablus.
Në një tjetër zhvillim, Klubi i të Burgosurve Palestinez njoftoi në një deklaratë arrestimin e 16 palestinezëve nga forcat sioniste në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor.
Nga ana tjetër, forcat ushtarake sioniste duke bastisur fshatin Al-Arakib në rajonin e pushtuar Neghab, shkatërruan fshatin Al-Arakib për të 212-tën herë radhazi.
Në një raport tjetër informativ thuhet se një numër i madh kolonëve sionistë kanë hyrë me dhunë në ambientet e Xhamisë Al-Aksa dhe mbajtën rituale talmudike për të provokuar ndjenjat e palestinezëve. Ky sulm u shoqërua me mbështetjen e fortë të ushtrisë sioniste.
Gjithashtu sot, një grup ushtarësh sionistë sulmuan xhaminë Al-Kubla në Xhaminë Al-Aksa. Xhamia Al-Aksa kohët e fundit ka qenë arenë e sulmeve më të shpeshta të sionistëve të cilët hynë me dhunë në këtë xhami me mbështetjen e ushtrisë së regjimit sionist. Duke intensifikuar sulmet e tyre ndaj Xhamisë Al-Aksa, sionistët kërkojnë të ofrojnë një bazë për ndarjen kohore dhe hapësinore të kësaj xhamie.