Forcat e rezistencës kryejnë 107 operacione kundër sionistëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i142120-forcat_e_rezistencës_kryejnë_107_operacione_kundër_sionistëve
Qendra për informim e Palestinës ka deklaruar se forcat e rezistencës palestineze gjatë 24 orëve të kaluara ka kryer 107 operacione kundër sionistëve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 06, 2023 17:37 Europe/Tirane
  • Forcat e rezistencës kryejnë 107 operacione kundër sionistëve

Qendra për informim e Palestinës ka deklaruar se forcat e rezistencës palestineze gjatë 24 orëve të kaluara ka kryer 107 operacione kundër sionistëve.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se qendra për informim e Palestinës ka deklaruar: "Operacionet e rezistencës së palestinezëve në mbështetje ndaj Xhamisë Al-Aksa, të cilat janë kryer në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe në Kudsin e pushtuar kundër forcave ushtarake të regjimit sionist dhe kundër kolonëve sionist, gjatë 24 orëve të kaluara kanë arritur në 107 operacione.

Sipas këtij burimi, operacionet më të rëndësishme të rezistencës palestineze janë kryer në Bregun perëndimor dhe në Kudsin e pushtuar që përfshinë 29 sulme të armatosura, sulme me hedhje të bombave molotov dhe eksploziv gjatë të cilave janë plagosur të paktën 3 sionistë. Forcat e rezistencës palestineze kanë sulmuar makinat e kolonëve sionistë dhe i kanë vënë zjarrin disa objekteve të rëndësishme të regjimit sionist. Forcat e rezistencës palestineze kanë sulmuar edhe disa stacione të forcave pushtuese sioniste në rrethinën e Kudsit të pushtuar.

Në Nablos, gjithashtu forcat e rezistencës palestineze kanë sulmuar forcat ushtarake të regjimit sionist në afërsi të Bejta dhe stacionin e forcave sioniste në Shafi Shamrun duke hedhur lëndë eksplozive. Ndërkohë dy ushtarë sionistë janë plagosur nga sulmi i armatosur i forcave të rezistencës palestineze në Bejt Amer dhe në kampin Al-Favare në Al-Khalil.