20 operacione të rezistencës palestineze kundër sionistëve
Një qendër palestineze njoftoi se forcat palestineze të rezistencës kanë kryer 20 operacione anti-sioniste në Bregun Perëndimor të lumit Jordan.
Situata këtyre ditëve në territoret e pushtuara, veçanërisht në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, është shumë e veçanta dhe luftëtarët palestinezë i kundërpërgjigjen me çdo mjet krimeve të panumërta të forcave ushtarake të regjimit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Qendra Palestineze e Statistikave dhe Dhënave njoftoi se forcat palestineze të rezistencës janë përleshur me forcat ushtarake sioniste duke kryer sulme të armatosura dhe duke hedhur pako me lëndë eksplozive drejt ushtarëve sionistë në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe Kudsit të pushtuar.
Sipas raportit të kësaj qendre palestineze, operacionet e forcave të rezistencës u zhvilluan në Ramallah, Nablus, Kuds, Ariha, Tulkarem, Kalkilja, Xhenin dhe Bejt Lahm dhe forcat e rezistencës palestineze i janë kundërpërgjigjur sulmeve të forcave pushtuesesioniste. Sipas kësaj qendre palestineze, 3 ushtarë sionistë u plagosën në operacionet e forcave palestineze të rezistencës në Bregun Perëndimor.
Para kësaj, sionistët luftonin me palestinezët vetëm në jug të territoreve të pushtuara dhe në rajonin e Rripit të Gazës, por tani Bregu Perëndimor në lindje të Palestinës është kthyer në një fushë e kurtheve për sionistët frikacakë për faktin se të rinjtë palestinezë të këtij rajoni janë të armatosur.