Zhvillimet e fundit në rajon dhe situata shqetësuese për regjimin sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i142848-zhvillimet_e_fundit_në_rajon_dhe_situata_shqetësuese_për_regjimin_sionist
Javët e fundit në rajon kanë ndodhur disa zhvillime strategjike, të cilat e kanë shqetësuar shumë regjimin sionist.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 22, 2023 08:18 Europe/Tirane
  • Zhvillimet e fundit në rajon dhe situata shqetësuese për regjimin sionist

Javët e fundit në rajon kanë ndodhur disa zhvillime strategjike, të cilat e kanë shqetësuar shumë regjimin sionist.

E para është solidariteti që është shfaqur mes grupeve të ndryshme të boshtit të rezistencës. Ky solidaritet u shfaq pas sulmeve të fundit të sionistëve në xhaminë Al-Aksa dhe mundësia e konfliktit në disa fronte u bë më praktike se më parë.  Në një takim, Yoaf Gallant, Ministri i Luftës i regjimit sionist, pranoi se Izraeli tani po përballet me një sfidë të re të madhe nga fronti i rezistencës dhe zbuloi se ushtria në të njëjtën kohë duhet të përgatitet për hapjen e një lufte gjithëpërfshirëse në disa fronte. Ministri i Luftës i regjimit sionist shtoi se kemi arritur në fund të konfliktit të kufizuar dhe në luftën e ardhshme do të përballemi me një fenomen domethënës, që është formimi i fronteve të konfliktit të njëkohshëm dhe me shumë boshte. Këto deklarata u bënë në kohën kur regjimi sionist njoftoi rrëzimin e një prej dronëve të tij gjatë agresioni në Siri.  Sipas gazetës izraelite "Yadiyot Aharonot", "Elisha Ben Kinon", zëdhënëse e ushtrisë së regjimit sionist, tha se një avion i ushtrisë së regjimit u rrëzua natën e së martës në një zonë teksa po fluturonte në hapësirën ajrore të Sirisë.  Duke u shprehur se shkaku i çështjes është nën hetim, ajo pretendoi se nuk ka rrezik për rrjedhje informacioni të këtij droni. Edhe më herët zëdhënësi i ushtrisë sioniste ka njoftuar rrëzimin e një tjetër droni të këtij regjimi. Nisur nga kjo, është i lartë probabiliteti që të jetë rrëzuar edhe droni i ri, gjë që vë në pikëpyetje pretendimin e këtij regjimi për defektin teknik të dronit të rrëzuar. Tani duket se Siria është më shumë se kurrë e gatshme të tregojë fuqinë e saj kundër regjimit sionist: Së pari, Siria e ka kapërcyer me sukses projektin e përmbysjes dhe ka rifituar autoritetin dhe sovranitetin e saj, edhe pse pësoi miliarda humbje dhe qindra mijëra të vdekur. Në të njëjtën kohë, ajo ka përdorur konfliktet e brendshme si një mundësi për të rindërtuar ushtrinë dhe për të trajnuar forca të reja dhe me ndihmën e Iranit dhe Rusisë, ka forcuar mbrojtjen e saj ajrore dhe madje e ka përmirësuar atë deri në periudhën e paraluftës. Së dyti, të gjithë ata që mbështetën grupet e armatosura rebele apo takfiriste tani njëri pas tjetrit kanë ndryshuar pozicionet e tyre dhe duke i ndërprerë këto mbështetje, kanë marrë qasjen e pajtimit me qeverinë qendrore të Damaskut dhe po përpiqen të rifillojnë marrëdhëniet me Sirinë. Ndër anët e boshtit të rezistencës, Siria është e vetmja, e cila deri më tani ka ndërmarrë njëfarë sjelljeje me kujdes ndaj agresionit të regjimit sionist dhe ka shmangur konfrontimin ushtarak, por tani duket sikur palët e tjera të rezistencës fuqinë parandaluese e kanë vënë në axhendën e tyre të mbrojtjes.  Ndërsa zhvillimi i dytë ka ndodhur në marrëdhëniet mes boshtit të rezistencës dhe vendeve të tjera arabe, të cilat drejtpërdrejt dhe tërthorazi ishin pranë Amerikës dhe Sionizmit kundër boshtit të rezistencës. Irani dhe Arabia Saudite, pas ndërprerjes së marrëdhënieve politike dhe diplomatike që nga viti 2016, më 10 mars nënshkruan një marrëveshje me ndërmjetësimin e Pekinit, pas së cilës rifilluan marrëdhëniet e tyre politike.  Pas kësaj marrëveshjeje, Arabia Saudite ftoi ministrin e Jashtëm sirian Faisal Miqdad në Riad për ta pranuar Sirinë hap pas hapi dhe për ta rikthyer atë në botën arabe. Pas kësaj edhe ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite Faisal bin Farhan vizitoi Damaskun dhe u takua me presidentin e këtij vendi Bashar Asad. Në të njëjtën kohë, Tunizia dhe Siria emëruan ambasadorët e tyre të rinj në të dy vendet.