Rritet numri i vetëvrasjeve në mesin e ushtarëve izraelitë
Burimet hebraike kanë raportuar intensifikimin e numrit të vetëvrasjeve mes ushtarëve të ushtrisë izraelite.
Gjatë muajit të kaluar, disa ushtarakë izraelitë kanë kryer vetëvrasje dhe me lajmin për këtë çështje që po qarkullon në media, autoritetet sioniste paralajmëruan për një shtim të numrit të vetëvrasjeve mes ushtrisë. Mediat izraelite raportuan se trupi i një ushtari izraelit është gjetur në një bazë në Palestinën jugore të pushtuar dhe tre ushtarakë izraelitë kanë tentuar të vetëvriten muajin e kaluar, dy prej të cilëve ndodhën javën e kaluar. Megjithatë, sipas Kanalit 11 të Izraelit, ushtria izraelite, për të parandaluar inkurajimin e vetëvrasjes në mesin e ushtarëve, në përgjithësi refuzon të nxjerrë informacion për numrin e ushtarëve që kanë tentuar të kryejnë vetëvrasje dhe si rezultat, numri i tyre pritet të jetë edhe më i lartë se sa është deklaruar në media. Sipas gazetës sioniste Yediot Aharonot, 14 ushtarë izraelitë kryen vetëvrasje në vitin 2022, një shifër e paprecedentë kjo në pesë vitet e fundit.