Arratisen 60 komandantë të ISIS nga kampi Al-Houl
Një aktivist politik irakian njoftoi arratisjen e 60 komandantëve të grupit terrorist ISIS nga kampi Al-Houl në Siri.
Aktualisht, më shumë se 70,000 njerëz jetojnë në kampin Al-Hol që ndodhet në provincën Haske të Sirisë. Prej tyre, 31,000 janë sirianë dhe 31,000 janë irakianë. Gjithashtu, në këtë kamp janë të pranishëm edhe 12 mijë shtetas të vendeve të tjera dhe deri më tani pak vende kanë pranuar të pranojnë shtetasit e tyre të ISIS-it që ndodhen në këtë kamp.
Faqja informative Al-Malouma njoftoi Xhabbar Aude, një nga liderët e koalicionit Al-Fat'h në Irak, ka deklaruar: "60 komandantë terroristë të ISIS janë arratisur nga kampi Al-Houl në Siri në tre ditët e fundit".
Al-Aude ka shtuar: "Arratisja apo zhdukja e terroristëve të ISIS-it është një skenar që është përsëritur disa herë gjatë muajve të fundit dhe askush nuk e di fatin e tyre dhe këto ngjarje ngrenë shumë pikëpyetje para nesh. Kampi Al-Houl në Siri me 20 mijë terroristë është në shërbim të organizatave të inteligjencës perëndimore me qëllim të prishjes së sigurisë dhe stabilitetit të rajonit. Kampi Al-Houl duhet të çmontohet, sepse konsiderohet një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të Irakut".
Dy kampet, Al-Houl në veri dhe kampi Al-Rukban në jug të Sirisë janë të dyja nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.