Sionistët e shqetësuar për sulmin tokësor të Hezbullahut të Libanit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i144490-sionistët_e_shqetësuar_për_sulmin_tokësor_të_hezbullahut_të_libanit
Mediat sioniste njoftuan se ushtria sioniste është e shqetësuar për sulmin e mundshëm tokësor të Hezbullahut të Libanit në veri të Palestinës së pushtuar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 26, 2023 14:02 Europe/Tirane
  • Sionistët e shqetësuar për sulmin tokësor të Hezbullahut të Libanit

Mediat sioniste njoftuan se ushtria sioniste është e shqetësuar për sulmin e mundshëm tokësor të Hezbullahut të Libanit në veri të Palestinës së pushtuar.

Të dielën e kaluar, Hezbullahu i Libanit zhvilloi një stërvitje me municione luftarake në një nga qendrat e veta ushtarake në Libanin jugor me pjesëmarrjen e luftëtarëve me aftësi të specializuar për operacione të ndryshme ushtarake.

Kjo stërvitje u zhvillua në prag të përvjetorit të çlirimit të Libanit jugor nga pushtimi i forcave të regjimit sionist më 25 maj 2000, ngjarje kjo që njihet si “Dita e Rezistencës”, me synimin për të treguar përgatitjet e rezistencës për mbrojtjen e territorit të Libanit.

Agjencia palestineze e lajmeve Sama njoftoi se gazeta izraelite "Yedioth Ahronoth" në një raport të saj të enjten mbrëma ka shkruar se "Hezbullahu i Libanit po planifikon të dërgojë forca speciale në kolonitë sioniste në veri të Palestinës së pushtuar dhe të kapë izraelitët, dhe stërvitja e fundit e Hezbullahut tregon zhvillimin e forcës së tij tokësore".

"Yedioth Ahronoth" në raportin e saj ka theksuar se "stërvitja ushtarake që Hezbullahu zhvilloi të dielën pranë kufirit, ishte e ngjashme me një sulm ndaj kolonive sioniste dhe një operacion kapjeje në të cilin ishin të pranishëm drone dhe motoçiklistë".

Mediat sioniste shtuan se kjo stërvitje tregoi një ngritje të ndjeshëm të aftësive të njësive tokësore të Hezbullahut, veçanërisht të "Forcës Speciale Rizwan" e cila ka fituar përvojë në Siri.

Më 25 maj 2000, regjimi sionist pësoi disfatë të rëndë kundër rezistencës së Hezbullahut të Libanit dhe si rezultat u detyrua të tërhiqej nga Libani jugor, ngjarje kjo që është bërë e njohur si "Festa e Rezistencës" në Liban.