22 ushtarë amerikanë plagosen nga rrëzim i një helikopteri në Siri
(last modified Tue, 13 Jun 2023 07:26:25 GMT )
Qershor 13, 2023 09:26 Europe/Tirane
  • 22 ushtarë amerikanë plagosen nga rrëzim i një helikopteri në Siri

22 personel ushtarak amerikan u plagosën pasi një helikopter ushtarak amerikan u rrëzua në verilindje të Sirisë.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, komanda e organizatës terroriste CENTCOM (Shtabi i Komandës Qendrore të SHBA-së në Azinë Perëndimore) njoftoi sot se 22 ushtarë amerikanë u plagosën pas rrëzimit të një helikopteri në verilindje të  Sirisë. Agjencia ruse e lajmeve Tass në lidhje me këtë raportoi se shkaku i rrëzimit të helikopterit është ende i panjohur dhe është nën hetim, por siç tha organizata terroriste CENTCOM, me sa duket nuk ka pasur të shtëna nga ana e forcave opozitare amerikane. Ushtria amerikane vazhdon të pushtojë veriun dhe lindjen e Sirisë dhe të vjedhë naftën dhe burimet natyrore të vendit me pretekstin e luftës kundër terrorizmit.  Në një deklaratë të fundit, Ministria e Jashtme siriane dënoi vjedhjen e vazhdueshme të naftës së vendit nga pushtuesi amerikan dhe kërkoi nga qeveria amerikane që ta ndalojë atë dhe ta detyrojë Amerikën t’i paguajë dëmshpërblim popullit sirian. Në këtë deklaratë, SHBA-së iu kërkua të ndalonte mbështetjen e terrorizmit dhe milicive separatiste dhe të largohej menjëherë nga Siria.

Tags