Regjimi sionist frikësohet nga aftësia mbrojtëse e Hezbollahut libanez
Rrethet e sigurisë dhe ushtarake të regjimit sionist janë alarmuar nga informacionet e marra në lidhje me rritjen e aftësive të mbrojtjes ajrore të Hezbollahut libanez.
Në 23 vitet e fundit, bota ka dëshmuar se Lëvizja e Rezistencës Islame Hezbollah libaneze i ka shkaktuar disfata të rënda ushtrisë agresore sioniste duke përdorur pajisje të ndryshme ushtarake dhe rezistence. Më 26 qershor, Hezbollahu i Libanit arriti të rrëzojë një dron agresor të regjimit sionist, i cili kishte hyrë në hapësirën ajrore libaneze nga jugu i këtij vendi. Disa ditë pasi Hezbollahu i Libanit njoftoi se kishte rrëzuar një dron izraelit që kishte hyrë në hapësirën ajrore të Libanit, gazeta Ma'ariv në një raport shkroi se që nga viti 2019, pas sulmit izraelit me dron në një zonë në zonat jugore të Libanit, Hezbollahu i Libanit ka vënë në axhendën e tij çështjen e mbrojtjes ajrore. Ky raport shton se ushtria izraelite e interpreton vendimin e Hezbollahut libanez për të zgjeruar aktivitetin e forcave ajrore me sistemet ruse të mbrojtjes SA8 dhe SA22 si një ndryshim thelbësor në strategjitë e luftës të këtij grupi. Sipas Ma'ariv, vlerësimet e Izraelit tregojnë se Hezbollahu në 5 vitet e fundit ka shumëfishuar madhësinë e sistemeve të tij të mbrojtjes ajrore.