Amerika do të dërgojë dy luftanije të tjera në Gjirin Persik!
(last modified Fri, 21 Jul 2023 06:24:11 GMT )
Korrik 21, 2023 08:24 Europe/Tirane
  • Amerika do të dërgojë dy luftanije të tjera në Gjirin Persik!

Në vazhdim të politikave të saj për të krijuar tensione dhe trazira në rajon, Amerika planifikon të dërgojë më shumë anije ushtarake në rajon me pretekstin e monitorimit të anijeve në ujërat e Gjirit Persik.

Nën pretekstin e garantimit të sigurisë për anijet e naftës që kalojnë përmes ngushticës së Hormuzit në rajonin e Gjirit Persik, Pentagoni planifikon të vendosë dy anije luftarake USS Bataan dhe USS Carter, së bashku me destrojerin Thomas Hodner dhe avionët luftarakë F-16 dhe F-35. Në deklaratën e tij, Pentagoni njoftoi dërgimin e këtyre anijeve luftarake në Gjirin Persik për shkak të asaj që e quajti mbrojtje më të madhe të anijeve kundrejt veprimeve të Iranit. Për të justifikuar praninë e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme dhe në Gjirin Persik, autoritetet amerikane pretendojnë se me këto masa garantojnë sigurinë për vendet e rajonit të Gjirit Persik dhe kalimin e anijeve nga e gjithë bota. Ndërkohë, këto masa vetëm sa kanë rritur tensionet në rajon, ndërkohë që Republika Islamike e Iranit ka theksuar vazhdimisht se siguria është përgjegjësi e vendeve të rajonit dhe se ato janë të afta ta garantojnë vetë atë.