Zyrtarë të lartë izraelitë diskutojnë për rënien e regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i147260-zyrtarë_të_lartë_izraelitë_diskutojnë_për_rënien_e_regjimit_sionist
Qindra ish-zyrtarë të lartë ushtarakë izraelitë kanë paralajmëruar për rënien e regjimit izraelit, mes protestave masive kundër kabinetit të ekstremit të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe politikave të tij ekstremiste.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 05, 2023 17:22 Europe/Tirane
  • Zyrtarë të lartë izraelitë diskutojnë për rënien e regjimit sionist

Qindra ish-zyrtarë të lartë ushtarakë izraelitë kanë paralajmëruar për rënien e regjimit izraelit, mes protestave masive kundër kabinetit të ekstremit të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe politikave të tij ekstremiste.

Ish-zyrtarët mbajtën një konferencë urgjente të shtunën për të diskutuar mënyrat për të mbrojtur Gjykatën e Lartë, ushtrinë dhe policinë në rast të kolapsit të regjimit sionist, raportoi e përditshjma izraelite Yedioth Ahronoth. Sipas gazetës, pjesëmarrësit diskutuan planet e veprimit për të mbrojtur Gjykatën e Lartë, ushtrinë dhe policinë “në situata krize brenda entitetit izraelit, “veçanërisht nëse Gjykata e Lartë anulon vendimet e qeverisë, duke rezultuar në një krizë të paprecedentë kushtetuese në Izrael”. Konferenca u ndoq nga personeli i agjencive izraelite të inteligjencës Mossad, Shin Bet, policia dhe ushtria izraelite, duke përfshirë gjeneralë kryesorë, gjeneralë brigade dhe komandantë të lartë. Zhvillimi i fundit vjen mes thirrjeve për përmbysjen e një ligji të diskutueshëm të propozuar nga qeveria izraelite dhe që kufizon pushtetin gjyqësor pasi parlamenti i Izraelit miratoi projektligjin e parë të planit javën e kaluar.