Nasrallah dhe lideri i Xhihadit Islamik diskutojnë zhvillimet në Palestinë
Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës Hezbollah të Libanit, Sejed Hasan Nasrallah është takuar me udhëheqësin e lëvizjes së rezistencës Xhihadi Islamik Palestinez.
Zyra e marrëdhënieve me publikun e Hezbollahut njoftoi të dielën se Nasrallah priti Ziad al-Nakhaleh në kryeqytetin Bejrut, ku të dy liderët që shkëmbyen pikëpamjet mbi zhvillimet e fundit në Palestinë, Liban dhe më gjerë në rajon. Mohammed al-Hindi, kreu i byrosë politike të Xhihadit Islamik, shoqëroi gjithashtu Nakhaleh në takimin me shefin e Hezbollahut. “Gjatë takimit u zhvilua një vlerësim i ngjarjeve dhe u diskutuan edhe sfidat dhe shanset me të cilat është përballur Boshti i Rezistencës”, thuhet në një deklaratë të zyrës së Hezbollahut për marrëdhëniet me publikun. Ky takim vjen pasi ditët e fundit një delegacion iranian i kryesuar nga Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit iranian, Vahid Jalazadeh, u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Hezbollahut. Në fillim të muajit, Nasrallah u takua me Ismail Haniyeh, kreun e byrosë politike të lëvizjes së rezistencës palestineze Hamas. Të dyja palët shkëmbyen mendime për rajonin dhe për sfidat me të cilat përballet Fronti i Rezistencës.