Hezbollah: Entiteti izraelit duhet të fshihet plotësisht nga rajoni
Një zyrtar i lartë i lëvizjes së rezistencës libaneze Hezbollah tha se regjimi okupator izraelit ‘duhet të fshihet’ nga rajoni i Azisë Perëndimore që siguria dhe stabiliteti të mbizotërojë në të gjithë rajonin.
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Sheikh Naim Kasem, në një ceremoni në Luginën strategjike Bekaa të Libanit lindor tha se entiteti sionist përbën kërcënimin më të madh për të gjithë botën, njerëzimin dhe brezat që do të vijnë. "Entiteti izraelit duhet të fshihet plotësisht nga rajoni," tha ai. Sheikh Kasem vuri në dukje se Hezbollahu ka arritur mirë të ndryshojë ekuacionet në rajon. Hezbollahu është një burim krenarie për kombin libanez dhe funksionon si një model për njerëzit liridashës, shtoi ai. Në fillim të këtij muaji, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Sejed Hasan Nasrallah paralajmëroi Izraelin se në rast të një lufte të re me Libanin, regjimi sionist do të kthehet në Epokën e Gurit. Udhëheqësi i Hezbollahut i referohej komenteve të fundit të ministrit izraelit të punëve ushtarake se forcat e regjimit sionist do ta kthenin Libanin në Epokën e Gurit në një luftë të re.