Rritja e emigracionit të kundërt të sionistëve drejt vendeve evropiane
Ambasadat evropiane në territoret e pushtuara gjatë muajve të fundit raportuan një rritje të ndjeshme të kërkesës së kolonëve për lëshimin e pasaportave ose vizave evropiane për të emigruar në Evropë.
Në një raport, Kanali 12 i regjimit sionist njoftoi intensifikimin e emigrimit të kundërt të sionistëve nga Palestina e pushtuar drejt vendeve evropiane për shkak të planeve të kabinetit të Benjamin Netanyahut. Sipas raportit të këtij rrjeti në gjuhën hebraike, rrjetet sociale sioniste janë të mbushura me reklama të agjencive të udhëtimit dhe ofrimit të shërbimeve të udhëtimit për emigrantët në vendet evropiane, ose njerëz që thonë se po planifikojnë të emigrojnë në Evropë për shkak të "përkeqësimit të situata në Izrael" dhe "rritjes së rrezikut të diktaturës dhe shkatërrimit të demokracisë. Në këtë drejtim, Rrjeti Al-Mayadin raportoi se shumë sionistë janë të shqetësuar për atë që po ndodh në tokën e pushtuar dhe numri i kërkesave nga sionistët për shtetësi të vendeve të tjera është rritur. Ndër ambasadat që kanë raportuar këtë rritje të kërkesës mund të përmendim ambasadat e Francës, Holandës, Rumanisë, Portugalisë, Spanjës, Gjermanisë, Italisë, si dhe ambasadat e vendeve të Detit Baltik.