Netanjahu urdhëroi dëbimin e sionistëve eritreanë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i148204-netanjahu_urdhëroi_dëbimin_e_sionistëve_eritreanë
Pas demonstratave të sionistëve eritreanë në Tel Aviv, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi zyrtarisht dëbimin e tyre.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 03, 2023 16:36 Europe/Tirane
  • Netanjahu urdhëroi dëbimin e sionistëve eritreanë

Pas demonstratave të sionistëve eritreanë në Tel Aviv, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi zyrtarisht dëbimin e tyre.

Sipas agjencisë së lajmeve Guardian, Benjamin Netanyahu sot ka zhvilluar një takim me ministrat e kabinetit dhe ka njoftuar se të gjithë eritreanët që janë përfshirë në përleshjet e dhunshme në Tel Aviv duhet të deportohen menjëherë dhe urdhëroi që të zbatohet plani për largimin e të gjithë refugjatëve afrikanë nga ky regjim. Dje, demonstrata e refugjatëve nga Eritrea në Tel Aviv u shndërrua në dhunë me policinë e cila sulmoi demonstruesit. Në këto përleshje u plagosën të paktën 170 persona, mes të cilëve dhjetëra policë, si dhe u shkaktuan dëme të shumta në makina, dyqane dhe ndërtesa aty pranë. Në këto përleshje u plagosën edhe disa forca të policisë izraelite. Sionistët afrikanë protestuan kundër mbajtjes së një konference në mbështetje të sovranitetit të Eritresë në ambasadën e vendit në Tel Aviv. Rreth 25,000 refugjatë afrikanë, kryesisht nga Sudani dhe Eritrea, jetojnë në Izrael, të cilët thonë se kanë ikur nga konflikti ose shtypja. Izraeli njeh një numër të vogël azilkërkuesish dhe thotë se nuk ka asnjë detyrim ligjor për t'i pritur ata. Eritrea është një nga vendet me kushtet më të këqija të të drejtave të njeriut në botë, dhe ata që kanë kërkuar strehim në Izrael dhe gjetkë thonë se i frikësohen vdekjes nëse kthehen në Eritrea.