Hezbollahu: Jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me rezistencën palestineze
Lëvizja libaneze Hezbollah, duke uruar forcat palestineze të rezistencës për suksesin e operacionit Stuhia Al-Aksa, njoftoi se kjo lëvizje është në kontakt të drejtpërdrejtë me liderët e rezistencës palestineze.
Forcat palestineze të rezistencës mëngjesin e kësaj të shtune në një operacion të quajtur "Stuhia Al-Aksa", me më shumë se 5000 raketa sulmuan territoret e pushtuara, përfshirë Tel Avivin dhe Ashdodin. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, lëvizja libaneze Hezbollah mëngjesin e sotëm njoftoi se operacioni i suksesshëm Stuhia Al-Aksa është një përgjigje vendimtare ndaj krimeve të vazhdueshme të pushtuesve të Al-Kods dhe sulmeve të tyre të njëpasnjëshme të tyre ndaj xhamisë Al-Aksa, vendeve të shenjta dhe kundër nderit dhe dinjitetit të muslimanëve, veçanërisht të popullit palestinez. Duke theksuar se operacioni Stuhia Al-Aksa është një tregues i vullnetit të popullit palestinez dhe një armë e rezistencës në luftën kundër agresorit dhe pushtuesit, lëvizja Hezbollah shtoi se ky operacion është gjithashtu një mesazh për botën arabe, botën islame dhe komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht ata që po përpiqen të normalizojnë marrëdhëniet me armikun sionist. Rezistenca Islamike Libaneze i kërkon kombit arab, kombit islamik dhe njerëzve të lirë të botës që të deklarojnë mbështetjen e tyre për popullin palestinez dhe lëvizjet e rezistencës. Lëvizja Hezbollah e Libanit theksoi: Komanda e Rezistencës Islame e këtij vendi është në kontakt të ngushtë me zhvillimet e rëndësishme në Palestinë dhe e ndjek situatën në terren me shumë vëmendje. Rezistenca libaneze është në kontakt të drejtpërdrejtë me komandën e rezistencës palestineze brenda dhe jashtë Palestinës së pushtuar dhe vazhdimisht vlerëson ngjarjet dhe operacionet. Më herët, grupet e tjera të rezistencës deklaruan mbështetjen e tyre të plotë për Hamasin dhe njoftuan se do të luftojnë krah për krah me luftëtarët e Hamasit.