Hezbollah mirëpret operacionin “Stuhia Al-Aksa”
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i149408-hezbollah_mirëpret_operacionin_stuhia_al_aksa
Hezbollahu i Libanit përgëzoi të shtunën popullin palestinez dhe luftëtarët e Rezistencës Palestineze, në veçanti Brigadat Izedin Kassam dhe lëvizjen Hamas, për "këtë operacion heroik në shkallë të gjerë, të kurorëzuar me fitore, mbështetje hyjnore dhe premtimin e një fitore përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse” në hakmarrje për shkeljet dhe krimet e vazhdueshme të regjimit izraelit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 07, 2023 17:27 Europe/Tirane
  • Hezbollah mirëpret operacionin “Stuhia Al-Aksa”

Hezbollahu i Libanit përgëzoi të shtunën popullin palestinez dhe luftëtarët e Rezistencës Palestineze, në veçanti Brigadat Izedin Kassam dhe lëvizjen Hamas, për "këtë operacion heroik në shkallë të gjerë, të kurorëzuar me fitore, mbështetje hyjnore dhe premtimin e një fitore përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse” në hakmarrje për shkeljet dhe krimet e vazhdueshme të regjimit izraelit.

Disa orë pasi Rezistenca Palestineze filloi Operacionin Stuhia Al-Aksa, Hezbollahu i Libanit  në një deklaratë tha: “Ky operacion fitimtar është një përgjigje vendimtare ndaj krimeve të vazhdueshme të okupimit dhe përdhosjes së vazhdueshme të vlerave të shenjta, nderit dhe dinjitetit. Ai konfirmon se vullneti i popullit palestinez dhe armët e rezistencës janë të vetmet mundësi për t'u përballur me agresionin dhe pushtimin. Ky operacion u dërgon një mesazh popujve arabë dhe myslimanë, komunitetit ndërkombëtar në tërësi, dhe në veçanti atyre që kërkojnë të normalizojnë marrëdhëniet e tyre me këtë armik se çështja palestineze është një çështje jetike që nuk do të vdesë deri në fitoren përfundimtare dhe çlirimin e  Palestinës.” Hezbollahu u bëri thirrje popujve arabë dhe myslimanë dhe popujve të lirë në mbarë botën që të deklarojnë mbështetjen e tyre për popullin palestinez dhe lëvizjet e rezistencës që po dëshmojnë unitetin e tyre në terren me gjak, fjalë dhe veprim.