Luftime të ashpra mes ushtrisë libaneze dhe regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i149748-luftime_të_ashpra_mes_ushtrisë_libaneze_dhe_regjimit_sionist
Një burim lajmesh ka raportuar për një konflikt të ashpër mes ushtrisë libaneze dhe ushtarëve të regjimit sionist në kufirin mes Libanit dhe territoreve të pushtuara.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 14, 2023 04:43 Europe/Tirane
  • Luftime të ashpra mes ushtrisë libaneze dhe regjimit sionist

Një burim lajmesh ka raportuar për një konflikt të ashpër mes ushtrisë libaneze dhe ushtarëve të regjimit sionist në kufirin mes Libanit dhe territoreve të pushtuara.

Gazetari i Al-Mayadin raportoi se oshtima e të shtënave u dëgjua drejt vendbanimit sionist "Kibbutz Meskaf" në veri të territoreve të pushtuara dhe afër kufirit libanez. Sipas këtij raporti, të shtëna ka pasur edhe pranë zonës Zahr al-Jamal, i cili është në zotërim të ushtrisë sioniste dhe ndodhet midis Ramieh dhe Aita al-Shaab, pranë kufijve veriorë të tokave të pushtuara. Shpërthime ndodhën gjithashtu në zonën al-Mutla ku ushtria sioniste filloi një operacion kërkimi për të gjetur luftëtarët e rezistencës. Ushtria izraelite ka vënë në shënjestër një nga kullat e vëzhgimit të ushtrisë libaneze në Al-Dahira të vendosur në kufijtë jugorë të Libanit. Gjithashtu, qyteti Al-Adisa pranë kufijve jugorë të Libanit u vu në shënjestër të predhave të regjimit sionist.