Sejed Hasan Nasrullah: Të gjitha skenarët janë plotësisht të përgatitur
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i149766-sejed_hasan_nasrullah_të_gjitha_skenarët_janë_plotësisht_të_përgatitur
Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit në takim me ministrin e punëve të jashtme të Republike të Iranit theksoi: "Të gjitha skenarët janë plotësisht të përgatitur".
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 14, 2023 18:37 Europe/Tirane
  • Sejed Hasan Nasrullah: Të gjitha skenarët janë plotësisht të përgatitur

Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit në takim me ministrin e punëve të jashtme të Republike të Iranit theksoi: "Të gjitha skenarët janë plotësisht të përgatitur".

Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, gjatë vizitës së tij në Liban u takua me Sejed Hasan Nasrullah, sekretarin e përgjithshëm të Hezbullahut të Libanit.

Në këtë takim janë diskutuar zhvillimet aktuale në rajon dhe sidomos zhvillimet në Palestinë pas fillimit të operacionit "Stuhia Al-Aksa" dhe agresionin e vazhdueshëm ushtarak të regjimit sionist ndaj Rripin të Gazës dhe krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit që po kryen regjimi uzurpues izraelit kundër civilëve palestinezë. Në këtë takim janë diskutuar edhe agresioni i regjimit sionist ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe Bregut Perëndimor dhe gatishmëria e grupeve të rezistencës palestineze për t'u përballur me agresionet e regjimit sionist.

Të dy palët në këtë takim duke dënuar mbështetjen e njëanshme të Amerikës dhe të disa shteteve perëndimore ndaj agresionit ushtarak të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës dhe vrasjen e popullatës së pafajshme të Palestinës. Amir Abdulahjan dhe Sejed Hasan Nasrullah në këtë takim kanë vlerësuar mbështetjen e gjerë popullore ndaj rezistencës palestineze në vende të ndryshme të botës dhe kanë theksuar nevojën e unitetit të popujve dhe shteteve islame dhe liridashëse të botës si dhe ndërmarrjen e masave urgjente dhe të koordinuara për ndaljen e krimeve të regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit në takim me ministrin e punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, duke dënuar mbështetjen e njëanshme të Amerikës dhe të disa shteteve perëndimore ndaj agresionit ushtarak të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës dhe vrasjen e popullatës së pafajshme të Palestinës, deklaroi: "Sot gjendja e rezistencës është në nivel të lartë dhe janë përgatitur plotësisht të gjitha skenarët e mundshme".

Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjithashtu në këtë takim ka shpjeguar përpjekjet dhe veprimet diplomatike të Republikës Islamike të Iranit dhe kontaktet e zhvilluara me vende të ndryshme dhe me organizata ndërkombëtare dhe ndjekjen e procesin për organizimin e një takimi urgjent të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik me qëllim ndërprerjen e menjëhershme të krimeve të luftës së regji9mit sionist, anulimin e bllokadës çnjerëzore dhe dërgimin e ndihmave humanitare duke përfshirë medikamentet, karburantet, ujin e pijshëm dhe artikujt ushqimor për Rripin e Gazës.