Izraeli nën zjarrin e Hezbollahut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i149856-izraeli_nën_zjarrin_e_hezbollahut
Luftëtarët e Hezbollahut libanez kryen një sulm me raketa të dirigjuara në një bazë ushtarake izraelite në Hanita të dielën, më 15 tetor, pas të cilit u vranë ose u plagosën disa ushtarë sionistë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 15, 2023 17:34 Europe/Tirane
  • Izraeli nën zjarrin e Hezbollahut

Luftëtarët e Hezbollahut libanez kryen një sulm me raketa të dirigjuara në një bazë ushtarake izraelite në Hanita të dielën, më 15 tetor, pas të cilit u vranë ose u plagosën disa ushtarë sionistë.

Kanali televiziv libanez Al-Manar, duke cituar një deklaratë të Hezbollahut, raportoi të dielën se luftëtarët e Hezbollahut kishin gjuajtur raketa në bazën ushtarake të regjimit sionist në Hanita, që ndodhet në Galilenë perëndimore, në kufirin libanezo-palestinez.

Si rezultat i këtij sulmi, dy tanke Merkava dhe një automjet i blinduar i regjimit sionist u shkatërruan dhe disa ushtarë izraelitë u vranë ose u plagosën, thuhet në deklaratë.

Burimet sioniste pranuan se u plagosën 5 ushtarë izraelitë. Ky operacion u krye si hakmarrje ndaj bombardimeve intensive nga regjimi izraelit të fermave Shebaa dhe fshatit Alama el-Shaab, gjatë të cilave gazetarë dhe civilë ranë dëshmorë ose u plagosën, njoftoi grupi i Rezistencës Libaneze në njoftimin për shtyp.

Faqja e lajmeve Arab-48 raportoi se më shumë se 10 raketa dhe 30 predha mortaje u hodhën nga Libani jugor dhe goditën vendbanimet izraelite në Shlomi, Naharija dhe Galile në veri të Palestinës së pushtuar.