Hezbollahu i Irakut u shpall luftë amerikanëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150052-hezbollahu_i_irakut_u_shpall_luftë_amerikanëve
Zëdhënësi ushtarak i lëvizjes irakiane Kataeb Hezbollah të mërkurën tha se rezistenca islamike me operacionin që ka kryer kundër bazave amerikane në Irak praktikisht ka hyrë në fushën e betejës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 19, 2023 06:56 Europe/Tirane
  • Hezbollahu i Irakut u shpall luftë amerikanëve

Zëdhënësi ushtarak i lëvizjes irakiane Kataeb Hezbollah të mërkurën tha se rezistenca islamike me operacionin që ka kryer kundër bazave amerikane në Irak praktikisht ka hyrë në fushën e betejës.

Sipas Al-Mayadeen, Jafar al-Husseini, në një intervistë për këtë kanal libanez, shtoi: Amerikanët janë partnerët kryesorë në vrasjen e banorëve të Gazës dhe për këtë arsye ata duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të përballen me pasojat. Ai tha: Që nga e mërkura praktikisht rezistenca në Irak ka hyrë në fushën e betejës duke kryer sulmet e saj në bazat amerikane. Ky sulm ka lënë viktimat e para në radhët e amerikanëve dhe operacioni do të vazhdojë me më shumë intensitet. Zëdhënësi i Kataib Hezbollah shtoi se rezistenca në Irak ka aftësinë që të shkatërrojë të gjitha bazat amerikane dhe madje të dëbojë amerikanët nga Iraku. Më herët, Rezistenca Islamike e Irakut përmes një komunikate njoftoi se në shënjestër ishin 2 baza të pushtuesve amerikan, Ain al-Assad në provincën Anbar të Irakut dhe “Al-Harir” që ndodhet në veri të këtij vendi dhe shtoi: Këto baza ishin pikërisht në shënjestër të dronëve. Më parë, Departamenti amerikan i Mbrojtjes i SHBA-së konfirmoi sulmet me dronë kundër bazave të saj në Irak dhe njoftoi se një numër i ushtarëve amerikanë u plagosën  lehtë nga këto sulme. Sipas Reuters, ky sulm ndodhi disa orë pas sulmit në një spital në Gaza, ku vdiqën qindra palestinezë.  Sulmi në këtë spital rriti rrezikun e udhëtimit të presidentit amerikan Joe Biden në territoret e pushtuara, i cili u bë që të mbështeste Izraelin në luftën me Hamasin.   Në të njëjtën kohë, sekretari i përgjithshëm i batalioneve të Hezbollahut irakian gjithashtu theksoi se nëse SHBA ndërhyn në operacionin "Stuhia Al-Aksa", ne do të sulmojmë bazat izraelite dhe mercenarët e tij. Abul Hossein Alhamidavi theksoi: “Detyra e Sheriatit kërkon që ne të jemi të pranishëm në terren.  Në rast të ndërhyrjes në këtë luftë, raketat tona, dronët dhe forcat speciale janë në nivelin më të lartë të gatishmërisë për të shënjestruar bazat amerikane dhe për të rrezikuar interesat e saj. Duke uruar fitoret e popullit palestinez pavarësisht krimeve të rënda të kryera nga regjimi sionist, Al-Hamidavi bëri thirrje për mobilizim publik duke marrë pjesë në demonstratat e organizuara në Bagdad dhe qytete të tjera për të ngritur flamujt e Palestinës dhe Irakut, si dhe për të mbledhur ndihma financiare në mbështetje të Gazës. Nga e shtuna, më 7 tetor 2023, forcat palestineze të rezistencës kanë nisur një operacion gjithëpërfshirës dhe unik të quajtur “Stuhia Al-Aksa” nga Gaza kundër pozicioneve të regjimit sionist në territoret e pushtuara. Me fillimin e operacioneve dhe sulmeve të forcave palestineze të rezistencës, në vetëm 20 minuta u hodhën 5000 raketa drejt pozicioneve sioniste dhe në të njëjtën kohë, paragliderët e Hamasit fluturuan mbi territoret e pushtuara duke i bërë qiejt e pushtuesit sionist më të pasigurt.