Tre raketa lëshohen mbi bazën amerikane pranë aeroportit të Bagdadit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150102-tre_raketa_lëshohen_mbi_bazën_amerikane_pranë_aeroportit_të_bagdadit
Rrjeti Al-Mayadeen raportoi se një shpërthim u dëgjua në afërsi të bazës ushtarake amerikane pranë aeroportit të Bagdadit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 20, 2023 07:58 Europe/Tirane
  • Tre raketa lëshohen mbi bazën amerikane pranë aeroportit të Bagdadit

Rrjeti Al-Mayadeen raportoi se një shpërthim u dëgjua në afërsi të bazës ushtarake amerikane pranë aeroportit të Bagdadit.

Sipas rrjetit Al-Mayadeen, të premten në mëngjes, një shpërthim është dëgjuar pranë bazës ushtarake amerikane (Victoria) pranë aeroportit të Bagdadit. Informacionet fillestare bëjnë me dije se 3 raketa janë hedhur mbi bazën Victoria pranë aeroportit të Bagdadit.  Të enjten në mbrëmje, burimet e lajmeve njoftuan se baza Ain al-Assad në Irak ishte shënjestër e sulmeve me dronë dhe raketa. Në këtë bazë në perëndim të Irakut janë vendosur forcat amerikane dhe forca të tjera ndërkombëtare.  Të enjten në mëngjes, burimet mediatike raportuan për sulmin me dron në bazën e forcave amerikane në al-Tanf dhe një sulm me raketa në bazën e pushtuesve amerikanë në fushën e gazit "Konico" në provincën Deir Ezzor në lindje të Sirisë.  Më herët, rezistenca islamike e Irakut paralajmëroi për përshkallëzimin e këtyre operacioneve dhe i kërkoi ushtrisë dhe forcave të sigurisë që të qëndrojnë larg qendrave ku ndodhen forcat amerikane.  Shumica e popullit dhe grupeve irakiane, ndërsa kundërshtojnë praninë e forcave amerikane në vendin e tyre, praninë e forcave të huaja në Irak e konsiderojnë si shkakun kryesor të pasigurisë në këtë vend.