Hezbullahu i Libanit lëshon raketa drejtë kolonive izraelite
Burimet informative izraelite kanë raportuar se Hezbullahu i Libanit sot ka lëshuar disa raketa në drejtim të kolonive sionist në afërsi të kufijve të Libanit.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se burimet izraelite kanë raportuar edhe për shkëmbime zjarri mes forcave të Hezbullahut të Libanit dhe forcave ushtarake të regjimit sionist në kufijtë verior të Palestinës së pushtuar.
Sipas këtyre burimeve, në vazhdim të luftimeve mes forcave të rezistencës libaneze Hezbullah dhe forcave sioniste, forcat e Hezbullahut sot pasdite kanë lëshuar raketa drejt kolonisë sioniste "Mergaliot".
Autoritetet e regjimit sionist kanë kërkuar nga banorët e kolonive sioniste që ndodhen në afërsi të kufirit me Libanit që të strehohen në vende të sigurta. Kanali 14 i televizionit të regjimit sionist ka raportuar gjithashtu se Hezbullahu i Libanit ka lëshuar disa raketa edhe në drejtim të kolonisë sioniste Hanita.
Si pasojë e sulmeve raketore të Hezbullahut drejt territoreve të pushtuara në veri të Palestinës, sionistët nga frika e humbjeve, janë duke evakuuar kolonitë sionist në kufi me Libanin. Burimet izraelite ditën e kaluara kanë raportuar se deri më tani 27 mijë kolonë sionistë janë larguar nga 28 koloni sioniste në kufijtë me Libanin.