Bazat ushtarake amerikane në Siri u goditën nga Rezistenca irakiane
Si pjesë e solidaritetit me palestinezët në Gaza dhe dënimit të krimeve të vazhdueshme të regjimit izraelit me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Rezistenca Islamike irakiane në një deklaratë të botuar këtë të hënë, më 23 tetor, mori përgjegjësinë për sulmin me dronë kundër dy bazave ushtarake amerikane në Siri, përkatësisht al-Rukban dhe al-Tanf, duke pretenduar se dronët kishin goditur objektivat e tyre.
E vendosur në Sirinë juglindore, baza ushtarake al-Tanf konsiderohet të jetë baza më e rëndësishme e forcave pushtuese amerikane në Siri. Ajo ndodhet në trekëndëshin kufitar midis Sirisë, Jordanisë dhe Irakut.
Në përgjigje të bombardimeve izraelite të zonave të banuara si dhe masakrës së civilëve në Rripin e Gazës, grupet irakiane të rezistencës janë deklaruar të gatshëm për të ndërhyrë drejtpërdrejt në luftën kundër armikut sionist.
Ata kanë kryer vazhdimisht sulme me dronë dhe raketa kundër bazave ajrore amerikane al-Harir, në Irakun verior dhe Ain al-Assad, në perëndim të atij vendi.
Ditët e fundit, bazat ushtarake amerikane në Siri, përkatësisht baza al-Tanf në Sirinë juglindore, si dhe fusha e gazit Conoco në Sirinë lindore, kanë qenë gjithashtu, objekt i sulmeve me dronë dhe raketa nga Rezistenca Islamike irakiane.