Shkatërrimi i tankut "Merkava" të regjimit sionist nga Hezbullahu
Forcat e Hezbullahut të Libanit publikuan sot (e shtunë) foto ku shihet një tank "Merkavai 4" i regjimit sionist, i cili sipas pretendimeve të regjimit është tanku më antiblind në botë, në pozicionin ushtarak të qytetit Avivim në veri të Palestinës së pushtuar (kufiri me Libanin Jugor) që u vu në shënjestër të luftëtarëve të kësaj lëvizjeje dhe u shkatërrua.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se pas fillimit të operacionit "Stuhia Al-Aksa" më 7 tetor, dhe në koordinim me rezistencën palestineze, në ditët e fundit, duke kryer operacione precize raketore, Hezbullahu arriti të godasë më shumë se 15 tanke "Merkava 4", 3 transportues personeli dhe 4 automjete të blinduara, dhe ka shënjestruar pesë automjete të tjera të ushtrisë sioniste në veri të territoreve të pushtuara. Një veprim ky i paprecedentë që ka sjellë frikë dhe tmerr në jetën e sionistëve.
Luftëtarët e Hezbullahut kanë vënë në shënjestër edhe 27 objekte dhe baza ushtarake të regjimit sionist në veri të territoreve të pushtuara gjatë ditëve të kaluara, si pasojë e të cilave dhjetëra ushtarë sionist u vranë dhe një numër i madh u plagosën.
Duhet përmendur se në kundërpërgjigje të krimeve të përsëritura të regjimit sionist, më 7 tetor 2023, forcat palestineze të rezistencës nisën një operacion befasues të quajtur “Stuhia Al-Aksa” nga Gaza kundër pozicioneve të Tel Avivit.