Forcat e Hezbullahut qendrën ushtarake izraelite në kufirin libanez
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150620-forcat_e_hezbullahut_qendrën_ushtarake_izraelite_në_kufirin_libanez
Lëvizja Hezbullah e Libanit njoftoi se disa ushtarë izraelitë u vranë ose plagosën si pasojë sulmit kundër qendrës ushtarake "Bayad Belida".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 30, 2023 14:11 Europe/Tirane
  • Forcat e Hezbullahut qendrën ushtarake izraelite në kufirin libanez

Lëvizja Hezbullah e Libanit njoftoi se disa ushtarë izraelitë u vranë ose plagosën si pasojë sulmit kundër qendrës ushtarake "Bayad Belida".

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se lëvizja e rezistencës libaneze Hezbullah njoftoi sot të hënën se forcat e saj kanë sulmuar pajisjet teknike dhe të spiunazhit të ushtrisë së regjimit sionist në qendrën ushtarake "Beyad Belida".

Hezbullahu njoftoi se këto sulme janë kryer me armë të përshtatshme dhe shtoi se si pasojë e këtyre sulmeve janë vrarë dhe plagosur disa ushtarë izraelitë.

Kjo lëvizje libaneze njoftoi mbrëmjen e djeshme se në orën 16:00 me orën lokale, ka goditur një dron të regjimit sionist.

Rezistenca libaneze njoftoi gjithashtu se në orën 12:45 kishte sulmuar qendrën ushtarake “Al-Samaqah” të ushtrisë sioniste në fushat e Shabaa, si pasojë e së cilës u plagosën disa persona.

Hezbullahu i Libanit synoi gjithashtu një grup ushtarësh izraelitë në zonën "Al-Malkiyeh" në orën 15:45 pas vëzhgimit të kujdesshëm.

Disa ditë pas fillimit të operacionit të stuhisë Al-Aksa, forcat e Hezbullahut filluan sulmet e tyre me raketa dhe artileri në kolonitë sioniste në territoret e pushtuara. Këto sulme aktualisht po zgjerohen dhe Hezbullahu po përdor raketa me rreze më të gjatë.