Sulmohet baza e pushtuesve amerikan në Ain al-Assad
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150676-sulmohet_baza_e_pushtuesve_amerikan_në_ain_al_assad
Baza e pushtuesve amerikan në perëndim të Irakut mëngjesin e së martës është vënë sërish në shënjestër të sulmeve të grupeve irakiane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 31, 2023 04:49 Europe/Tirane
  • Sulmohet baza e pushtuesve amerikan në Ain al-Assad

Baza e pushtuesve amerikan në perëndim të Irakut mëngjesin e së martës është vënë sërish në shënjestër të sulmeve të grupeve irakiane.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, burime lokale në Irak të martën në mëngjes raportuan se grupet irakiane sulmuan edhe një herë vendndodhjen e pushtuesve amerikanë në bazën "Ain al-Asad". Ky sulm u krye duke përdorur dy dronë. Përgjegjësinë për këtë operacion e ka marrë Rezistenca Islamike e Irakut, e cila duke lëshuar një deklaratë ka thënë: Luftëtarët e Rezistencës Islamike të Irakut kanë shënjestruar me dy dronë bazën e pushtuesve amerikan në perëndim të Irakut dhe kanë sulmuar drejtpërsëdrejti godinat e tyre në këtë bazë. Në ditët e fundit, bazat ushtarake amerikane në Irak dhe Siri janë shënjestruar nga sulmet me dronë dhe raketa. Si rezultat i disa sulmeve në bazën Ain al-Asad, si dhe në fushat e naftës Al-Omar dhe Al-Shadadi në al-Hasakah të Sirisë dhe në tre sulme me dronë dhe raketa nga Forcat e Rezistencës Islamike të Irakut në Ain al-Asad dhe në zonët "al-Baghdadi" dhe "Hit" në provincën perëndimore Anbar të Irakut, një kontraktor i huaj dhe 2 ushtarë amerikanë u vranë dhe 6 ushtarë të tjerë amerikanë u plagosën. Pas bombardimit të spitalit Al-Mu'amdani në Gaza nga regjimi sionist, rezistenca islame e Irakut paralajmëroi Amerikën se do të fillojë sulmet kundër bazave amerikane në Irak.