Një tjetër sulm me raketa shënjestron bazën amerikane në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150728-një_tjetër_sulm_me_raketa_shënjestron_bazën_amerikane_në_siri
Burime informative raportuan një tjetër sulm me raketa në bazën ushtarake amerikane në qytetin Deir Ezzor që ndodhet në lindje të Sirisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 01, 2023 08:40 Europe/Tirane
  • Një tjetër sulm me raketa shënjestron bazën amerikane në Siri

Burime informative raportuan një tjetër sulm me raketa në bazën ushtarake amerikane në qytetin Deir Ezzor që ndodhet në lindje të Sirisë.

Sipas raportit të ISNA urën, burime të informuara njoftuan se baza ushtarake amerikane në Deir Ezzor të Sirisë ishte në shënjestër të një sulmi raketor. Dje u raportua se baza amerikane ishte shënjestruar në fushën “Konico”, që ndodhet në verilindje të provincës Deir Ezzor.  Zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, deklaroi se në 2 javët e fundit, bazat amerikane në Irak dhe Siri janë sulmuar 27 herë dhe SHBA po dërgon 300 trupa të tjera në Azinë Perëndimore për të mbështetur forcat amerikane të stacionuara në rajon.  Pas mbështetjes së plotë të SHBA-së ndaj regjimit sionist në vrasjen e popullit palestinez në Gaza, forcat e rezistencës kanë intensifikuar sulmet e tyre ndaj bazave ilegale të SHBA-së në Irak dhe Siri.