Luftëtarët e Hezbollahut sulmuan 2 baza të ushtrisë sioniste
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150750-luftëtarët_e_hezbollahut_sulmuan_2_baza_të_ushtrisë_sioniste
Luftëtarët e Rezistencës Islamike të Libanit (Hezbollahut) të mërkurën shënjestruan dy qendra të regjimit sionist në rajonin Al-Malkiyeh dhe Al-Bayad, afër kufirit të Libanit me territoret e pushtuara palestineze.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 01, 2023 15:47 Europe/Tirane
  • Luftëtarët e Hezbollahut sulmuan 2 baza të ushtrisë sioniste

Luftëtarët e Rezistencës Islamike të Libanit (Hezbollahut) të mërkurën shënjestruan dy qendra të regjimit sionist në rajonin Al-Malkiyeh dhe Al-Bayad, afër kufirit të Libanit me territoret e pushtuara palestineze.

Sipas Al-Ahad, luftëtarët e rezistencës islame me predha mortajash dhe raketa të përshtatshme sot kanë vënë në shënjestër vendin e grumbullimit të automjeteve dhe trupave të armikut të cilin i kanë shkaktuar mjaft viktima.

 

Në të njëjtën kohë, ushtria sioniste hodhi disa bomba zjarri në drejtim të qyteteve Mis al-Jabal, Belida dhe Aitoron dhe gjithashtu avionët e regjimit sionist fluturuan gjerësisht në rajonin perëndimor dhe qendror të kufijve të Libanit me Palestinën e pushtuar. Që nga fillimi i pushtimit të Rripit të Gazës nga regjimi sionist, kufijtë e Libanit me Palestinën e pushtuar kanë përjetuar shkëmbime sporadike zjarri midis ushtrisë së regjimit sionist nga njëra anë dhe Hezbollahut dhe grupeve të rezistencës palestineze nga ana tjetër. Ditët e fundit, pas krimeve të tmerrshme të kryera nga regjimi sionist në Rripin e Gazës dhe vrasjes së një numri të madh palestinezësh në këtë qytet, Hezbollahu i Libanit ka vënë në shënjestër pozicionet ushtarake të këtij regjimi në veri të territoreve të pushtuara. Kjo është një çështje që ka shkaktuar frikën e sionistëve që jetojnë në këto zona. Ushtria sioniste ditët e fundit ka shënjestruar disa herë me sulme artilerie zonat kufitare libaneze.