Sulm me raketa në bazën amerikane në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150782-sulm_me_raketa_në_bazën_amerikane_në_siri
Një burim i informimit raportoi se baza terroriste amerikane është sulmuar me raketa në fushën e naftës "Al-Omar" në Sirinë lindore.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 02, 2023 17:02 Europe/Tirane
  • Sulm me raketa në bazën amerikane në Siri

Një burim i informimit raportoi se baza terroriste amerikane është sulmuar me raketa në fushën e naftës "Al-Omar" në Sirinë lindore.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, baza ushtarake e forcave pushtuese amerikane në fushën e naftës "Al-Omar", e vendosur në verilindje të Dejrul-Zur të Siri, është sulmuar nga një dron i Forcave të Rezistencës Islamike të Irakut.

Ditët e fundit, rezistenca islamike e Irakut, në solidaritet me operacionin e Stuhia Al-Aksa, ka shënjestruar disa herë bazat amerikane në Siri duke kryer sulme me raketa dhe dronë.

Pas vazhdimit të vrasjes së popullit palestinez në Rripin e Gazës me bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rezistenca Islamike e Irakut paralajmëroi Uashingtonin se tani e tutje do të fillojnë sulmet e rezistencës kundër bazave ushtarake amerikane në rajon.

Pas sulmeve brutale të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës dhe shtëpive të banimit dhe spitaleve, sulmet ndaj bazave ushtarake amerikane janë intensifikuar në javët e fundit si bashkëpunëtor i sionistëve në krimin kundër Palestinës.