43 rabinë izraelitë miratojnë bombardimin e spitaleve në Gaza
Dhjetëra rabinë i kanë lëshuar një dekret fetar kryeministrit të regjimit izraelit Benjamin Netanyahu, duke pretenduar se është fetarisht e pranueshme dhe e lejueshme të bombardohen spitalet palestineze gjatë bombardimeve të vazhdueshme izraelite ndaj Rripit të Gazës.
Një dokument i nënshkruar nga 43 rabinë thotë se nuk kishte asnjë kundërshtim fetar apo moral për të goditur spitalet kur civilët përdoren si mburoja, njoftoi të enjten televizioni izraelit Channel 14.
Mesazhi tani u ishte përcjellë njësive ushtarake, kryeministrit dhe anëtarëve të kabinetit, shtoi raporti.
Vendimi sugjeroi se përgjegjësia për bombardimin e spitaleve të Gazës do të binte tek individët që përdorin civilët si mburoja.
Më parë, zëdhënësi izraelit për Ministrinë e Luftës, Daniel Hagari, pretendoi se "Hamasi po përdor Spitalin Shifa si mburojë dhe kryen sulme nga spitalet".
Lidhur me mundësinë që Spitali Shifa të jetë në shënjestër në Gaza, Hagari tha: “Në këtë luftë të gjitha opsionet janë në tryezë”.
Në spitalin më të madh të Gazës, Shifa, mjekët përballen me një fluks të madh viktimash, që i shtohen mijëra civilëve të zhvendosur që strehohen atje.
Më 18 tetor, të paktën 500 civilë u vranë nga sulmet ajrore izraelite në Spitalin Baptist al-Ahli në mes të agresionit të pamëshirshëm të regjimit sionist në Rripin e Gazës.