Sulmohen bazat amerikane në Irak dhe Siri
Burime të lajmeve bënë të ditur se bazat amerikane në Irak dhe Siri janë vënë në shënjestër të sulmeve me dronë.
Kanali informativ Al-Mayadeen njoftoi se grupet e rezistencës në Irak shënjestruan bazën amerikane në Erbil me një sulm me dron.
Sipas këtij raporti, edhe baza ushtarake amerikane në qytetin Al-Shadadi të Sirisë është shënjestruar nga një dron kamikaz.
Në një deklaratë, Rezistenca Islamike e Irakut mori përgjegjësinë për sulmin me dron në bazën ajrore Harir dhe theksoi se ky sulm u krye për të ndihmuar popullatën civile të Rripit të Gazës dhe në kundërpërgjigje të krimeve të regjimit pushtues sionist.
Nga ana tjetër, rezistenca islamike e Irakut njoftoi të enjten mbrëma se në mbështetje të Palestinës, ka vënë në shënjestër një “objektiv jetik” që i përket regjimit sionist në bregun e Detit të Vdekur. Rezistenca irakiane theksoi se do të vazhdojë të sulmojë qendrat ushtarake të armikut sionist.
Pas intensifikimit të luftës në territoret e pushtuara palestineze, ditët e fundit janë sulmuar bazat amerikane në zona të ndryshme të Irakut dhe Sirisë dhe si pasojë e këtyre sulmeve janë plagosur dhjetëra ushtarë amerikanë.