Regjimi pushtues izraelit bombardon spitalin Al-Nasr në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150868-regjimi_pushtues_izraelit_bombardon_spitalin_al_nasr_në_gaza
Burimet informative kanë raportuar për bombardimin e spitalit Al-Nasr në Gaza nga ushtria sioniste.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 04, 2023 12:22 Europe/Tirane
  • Regjimi pushtues izraelit bombardon spitalin Al-Nasr në Gaza

Burimet informative kanë raportuar për bombardimin e spitalit Al-Nasr në Gaza nga ushtria sioniste.

Të shtunën, më 7 tetor 2023, forcat palestineze të rezistencës filluan një operacion të befasishëm të quajtur "Stuhia Al-Aksa" nga Gaza (Palestina jugore) kundër pozicioneve të Tel Avivit, ndërkohë regjimi sionist, me qëllim që të hakmerret dhe të kompensojë humbjen e tij dhe të ndalojë operacionet e rezistencës palestineze, ka mbyllur të gjitha vendkalimet e Rripit të Gazës dhe ka filluar bombardimin e popullatës civile të këtij rajoni, sidomos qendrat mjekësore.

Agjencia e lajmeve IRNA duke cituar burime palestineze, njoftoi se mëngjesin e sotëm (të shtunë), ushtria sioniste vuri në shënjestër refugjatët palestinezë që ishin strehuar në spitalin e fëmijëve Al-Nasr për t'i mbijetuar bombardimeve të regjimit.

Sipas këtij raporti, një numër refugjatësh palestinezë kanë mbetur të martirizuar dhe të plagosur në sulmin e ushtrisë sioniste në hyrje të këtij spitali.

Avionët luftarakë të regjimit sionist bombarduan në orët e vona të mbrëmjes (të premten) portën hyrëse të spitalit Al-Shifa në Gaza, ku lanë 60 dëshmorë dhe të plagosur.

Ministria e Shëndetësisë së Gazës njoftoi se numri i civilëve palestinezë të vrarë nga bombardimet e regjimit sionist në Gaza ka arritur në 9227 persona, prej tyre 3826 fëmijë dhe 2405 gra.