Regjimi pushtues izraelit bombardon spitalin Al-Nasr në Gaza
Burimet informative kanë raportuar për bombardimin e spitalit Al-Nasr në Gaza nga ushtria sioniste.
Të shtunën, më 7 tetor 2023, forcat palestineze të rezistencës filluan një operacion të befasishëm të quajtur "Stuhia Al-Aksa" nga Gaza (Palestina jugore) kundër pozicioneve të Tel Avivit, ndërkohë regjimi sionist, me qëllim që të hakmerret dhe të kompensojë humbjen e tij dhe të ndalojë operacionet e rezistencës palestineze, ka mbyllur të gjitha vendkalimet e Rripit të Gazës dhe ka filluar bombardimin e popullatës civile të këtij rajoni, sidomos qendrat mjekësore.
Agjencia e lajmeve IRNA duke cituar burime palestineze, njoftoi se mëngjesin e sotëm (të shtunë), ushtria sioniste vuri në shënjestër refugjatët palestinezë që ishin strehuar në spitalin e fëmijëve Al-Nasr për t'i mbijetuar bombardimeve të regjimit.
Sipas këtij raporti, një numër refugjatësh palestinezë kanë mbetur të martirizuar dhe të plagosur në sulmin e ushtrisë sioniste në hyrje të këtij spitali.
Avionët luftarakë të regjimit sionist bombarduan në orët e vona të mbrëmjes (të premten) portën hyrëse të spitalit Al-Shifa në Gaza, ku lanë 60 dëshmorë dhe të plagosur.
Ministria e Shëndetësisë së Gazës njoftoi se numri i civilëve palestinezë të vrarë nga bombardimet e regjimit sionist në Gaza ka arritur në 9227 persona, prej tyre 3826 fëmijë dhe 2405 gra.