Reagime ndaj kërcënimit bërthamor të regjimit sionist kundër Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151002-reagime_ndaj_kërcënimit_bërthamor_të_regjimit_sionist_kundër_gazës
Kërcënimi i një anëtari të kabinetit të regjimit sionist për të përdorur bombë atomike kundër banorëve të Gazës edhe një herë vërtetoi natyrën brutale dhe çnjerëzore të këtij regjimi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 06, 2023 05:30 Europe/Tirane
  • Reagime ndaj kërcënimit bërthamor të regjimit sionist kundër Gazës

Kërcënimi i një anëtari të kabinetit të regjimit sionist për të përdorur bombë atomike kundër banorëve të Gazës edhe një herë vërtetoi natyrën brutale dhe çnjerëzore të këtij regjimi.

Amichai Eliyahu, ministri i Trashëgimisë së regjimit sionist (anëtar i partisë Utsama Yehudite) në kabinetin e Netanjahut ka bërë thirrje për bombardimin e Gazës me bombë atomike. Duke u paraqitur në një emision televiziv, Eliyahu pranoi vrasjen e banorëve të Gazës nga Izraeli dhe tha se 60% e sulmeve ishin kundër Hamasit dhe se përdorimi i bombave atomike është një nga mënyrat për të goditur Gazën gjithnjë e më rëndë. Më herët edhe Moshe Viglin, ish-deputet i parlamentit të regjimit sionist, bëri thirrje për përdorimin e bombave atomike kundër Gazës.   Ai në një postim në Tëitter nën titullin “hakmarrje e dhunshme” shkruan: “Raketat Jericha! Paralajmërim strategjik. Para se të mendoni për dërgimin e trupave tokësore në Gaza mendoni për armët e kiametit. Ky është mendimi im. Raketa Jericha është një raketë balistike ndërkontinentale e aftë të mbajë një kokë bërthamore dhe distanca e saj është rreth 6500 km. Ministri aktual dhe ish-deputeti i parlamentit izraelit po kërcënojnë Gazën me bomba atomike në një situatë ku numri i përgjithshëm i bombave që regjimi sionist ka hedhur në Gaza në katër javë, është i barabartë me fuqinë e dy bombave atomike që Amerika hodhi në qytetet japoneze në Luftën e Dytë Botërore. Deri më tani, rreth dhjetë mijë njerëz të pambrojtur të Gazës janë martirizuar nga bombardimet ku më shumë se një e treta e tyre janë fëmijë dhe   deri më tani rreth 27 mijë persona janë lënduar. Krahas sulmeve joproporcionale ndaj civilëve, ky regjim ka përdorur edhe armë të ndaluara si bombat me fosfor. Megjithatë, ministri sionist e quan popullin e Gazës “nazist” dhe madje beson se i gjithë populli i Gazës është i përfshirë në luftën me Izraelin. Deklaratat e ministrit të kabinetit izraelit ishin aq të ashpra, saqë Beniamin Netanjahu, kryeministri dhe xhelati ekstrem sionist, nuk i pranoi dhe menjëherë reagoi dhe pezulloi anëtarësimin e tij në kabinet, duke thënë se fjalët e këtij ministri janë larg realitetit. Deklaratat e ministrit të kabinetit Netanjahu nga njëra anë treguan se regjimi sionist nuk është i denjë që të posedojë armë bërthamore dhe ka mundësi t'i përdorë ato nëse pëson disfata edhe më të rënda dhe nga ana tjetër tregon se ky regjim  është shembull i qartë i terrorizmit shtetëror, një regjim që nuk beson në vlerat njerëzore.   Në këtë drejtim, Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, duke dënuar deklaratat e këtij ministri sionist, theksoi se mos shkarkimi i këtij ministri dhe thjesht pezullimi i anëtarësimit të tij tregon indiferencën e kabinetit të regjimit sionist ndaj standardeve dhe vlerave njerëzore. Lëvizja Xhihadi Islamik dhe Hamasi gjithashtu dënuan deklaratat e ministrit të ekstremizmit sionist në lidhje me mundësinë e përdorimit të bombës bërthamore në Rripin e Gazës dhe e vlerësuan atë si një shenjë terrorizmi të këtij regjimi ndaj kombit palestinez.