Avionët luftarakë izraelitë bombardojnë qendrën e Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151012-avionët_luftarakë_izraelitë_bombardojnë_qendrën_e_gazës
Një burim mediatik raportoi për sulmet ajrore të bombarduesve të regjimit sionist në qendër të Rripit të Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 06, 2023 12:23 Europe/Tirane
  • Avionët luftarakë izraelitë bombardojnë qendrën e Gazës

Një burim mediatik raportoi për sulmet ajrore të bombarduesve të regjimit sionist në qendër të Rripit të Gazës.

Kanali informativ Al Jazeera njoftoi se të paktën 45 civilë palestinezë janë vrarë dhe një numër i të tjerëve u zhdukën gjatë dy sulmeve të kryera nga bombarduesit e ushtrisë së regjimit sionist në Dejr al-Balah dhe al-Zavaida në qendër të Rripit të Gazës.

Më herët, vetëm gjatë bombardimeve të orëve të para sot në mëngjes në rajonin Tel Sulltan në Rafah nga avionët luftarakë të regjimit sionist, janë vrarë të paktën 15 civilë palestinezë kurse nga bombardimet izraelite në rajonin Xhabalia janë vrarë dy civilë palestinezë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Në një tjetër zhvillim të Palestinës, ushtria e regjimit sionist ka arrestuar edhe 50 qytetarë palestinezë nga mbrëmja e djeshme (e diel) deri në mëngjesin e sotëm në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor të lumit Jordan.