Operacion antisionist në Kudsin e pushtuar/ Plagosen 2 ushtarë sionistë
Burimet palestineze raportuan mëngjesin e kësaj të hëne për një operacion të ri anti-sionist në Kudsin e pushtuar, gjatë të cilit u plagosën dy ushtarë sionistë.
Agjencia e lajmeve Mehr duke cituar mediat palestineze, ka shkruar se lajmet fillestare flasin për një sulm ndaj sionistëve me armë të ftohtë pranë Bab al-Sahra, një nga portat e pjesës së vjetër të Kudsit të pushtuar. Në këtë zonë shkuan një numër i madh i forcave izraelite të sigurisë.
Burime izraelite njoftuan se ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj një të riu palestinez në këtë zonë. Disa burime kanë thënë se ky operacion ka ndodhur pranë qendrës së policisë sioniste pranë Bab al-Sahra.
Në këtë operacion u plagosën dy policë izraelitë, njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën. Aktualisht, nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjendjen e autoritet të këtij sulmi.